Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT), drejtori i “Drejtorisë së Basenit” për rajonin e Varnës, Javor Dimitrov, bëri të ditur se është kryer pastrimi dhe nuk ka më asnjë rrezik për ekosistemin.
Agjencia Ekzekutive e Administratës Detare është në kërkim të fajtorit dhe janë kontrolluar 9 mjete lundruese, asnjëra prej të cilave nuk është bullgare. Nuk ka asnjë provë se ndonjë prej tyre ka shkaktuar derdhjen, dhe kampionimi dhe hetimi do të vazhdojnë në ditët në vijim.Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të paplotësuar. Humbjet ekonomike nga potenciali turistik i parealizuar përllogariten në rreth 1..
Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë më 9 dhe 10 prill në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. Ngjarja mbledh krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të biznesit dhe të sektorit joqeveritar. Në qendër të vëmendjes do të jenë..
Të mërkurën do të fryjë sërish era veriperëndimore. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të ndjeshme pasdite, por vetëm në rajone të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°,..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë..
Shoferët duhet të ngasin me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë në autostrada - dhjetë më pak se shpejtësia aktuale e lejuar, vendosën deputetët e..