Votimi i parë i mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov ishte, siç pritej, i pasuksesshëm. 150 deputetë hodhën poshtë mocionin e mosbesimit të grupeve parlamentare të "Vëzrazhdane", MEÇ dhe "Veliçie" për dështim në politikën e jashtme. Në përkrahje të mocionit të mosbesimit votuan 54 deputetë. Që të kalonte votimi, kërkesa duhej të mbështetej me një minimum prej 121 votash. Që gjatë paraqitjes së kërkesës për votë mosbesimi, lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov pranoi se ai është i dënuar thjesht matematikisht.
Pas votimit, kryeministri Rosen Zheljazkov falënderoi nga foltorja e parlamentit për mbështetjen. "Me këtë ju mbështetët perspektivën evropiane të Bullgarisë dhe perspektivën e zhvillimit demokratik," tha ai.
Në fokus të debateve për votimin e djeshëm ishin temat e politikës së Bullgarisë ndaj luftës në Ukrainë dhe qëndrimi i vendit tonë për vdekjen e kapitenit të OKB-së Marin Marinov në Gaza. Ndërsa partia "Vëzrazhdane" mbronte motivet e saj, deputetët e PP-DB u larguan në mënyrë demonstrative nga salla plenare dhe njoftuan se nuk do të mbështesin një kërkesë për rrëzimin e qeverisë përpara hyrjes së Bullgarisë në eurozonë, por se ata vetë do të kërkonin një votë mosbesimi "në momentin që Bullgaria merr një datë anëtarësimi".
“Vëzrazhdane” dhe MEÇ kanë bërë të ditur se po shqyrtojnë paraqitjen e kërkesave të reja për mosbesim.
Kabineti Zheljazkov u betua para deputetëve më 16 janar të këtij viti.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Ka kaluar gjysmë shekulli që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Bashkimit Evropian – një partneritet që ka dimensione reale në aspektin ekonomik: "Tregtia midis Kinës dhe Evropës është rritur nga 2.4 miliardë në gati 786 miliardë..
Mbi 95% prej zjarreve në vend janë për shkak të neglizhencës ose qëllimit, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov, pasi inspektoi masat në vend të marra nga shtabi operativ për t'u përballur me katastrofën në rajonin e Strumjanit. Falë organizimit të..
Sllovenia u bë vendi i parë në Evropën Lindore që legalizoi vetëvrasjen e asistuar Parlamenti i Sllovenisë e miratoi përfundimisht Ligjin për vetëvrasjen e asistuar me 50 vota “pro” dhe 10 “kundër”, duke e kthyer vendin ballkanik në të..
Ka kaluar gjysmë shekulli që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Bashkimit Evropian – një partneritet që ka dimensione reale në..