Në ekipin kombëtar në kampionate, turne dhe kampe, komunikimi duhet të bëhet në gjuhën zyrtare të vendit - bullgarisht. Kështu vendosi në një mbledhje Bordi Drejtues i Federatës Bullgare të Mundjes, të cilën në muajin mars e drejtoi mundësja më e suksesshme bullgare, Stanka Zllateva. “Të gjitha deklaratat zyrtare, përfshirë ato për mediat, duhet të bëhen në gjuhën bullgare dhe të shprehin vetëm qëndrim ndaj Republikës së Bullgarisë, institucioneve zyrtare të Republikës së Bullgarisë, Federatës Bullgare të Mundjes, duke përfshirë simbolet e Republikës së Bullgarisë – stemën, flamurin dhe himnin”, thuhet në vendim. Deri në tre të huaj, përfshirë shtetas të natyralizuar, por jo më shumë se dy në çdo stil të caktuar, do të mund të regjistrohen në një klub për vitin 2026.
Në janar, një numër klubesh bojkotuan kampionatin shtetëror në mundjen klasike me akuzat se mundësit e natyralizuar janë toleruar në Bullgari. Kujtojmë se dy kampionët tanë të fundit olimpik në mundje - Magomed Ramazanov (në stilin e lirë) dhe Semen Novikov (në stilin klasik) janë natyralizuar. Trajneri i kombëtares sonë në stilin klasik është rusi Sosllan Farniev, prandaj në skuadër flitet kryesisht rusisht.
Breakerët bullgarë nga Burgasi, nga klubi sportiv Black Style Squad, u bënë kampion i Ballkanit për herë të nëntë në kategorinë nën 18 vjeç në betejat ekipore Battle of the year Balkans, ku ata luftuan kundër 9 ekipeve nga Ballkani dhe kështu vendosën..
Lia Karatançeva fitoi titullin individual në tenis në turneun e tenisit me fushë të kuqe në “Indian Harbor Beach” (SHBA) me një fond çmimesh prej 40 000 dollarësh. Në finale, 21-vjeçarja Karatançeva mundi të renditurën e parë dhe numrin 204 në..
Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në Sofje - TechnoMagicLand më 10 dhe 11 maj. Ngjarja është pjesë e kalendarit zyrtar të..
Hristo Cvetkov e fitoi për të pestën herë radhazi garën "Rrethi i Vitoshës", duke përmirësuar rekordin e vet personal. Ai përfundoi itinerarin..