Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

I shprehim mirënjohjen tonë mjekëve bullgarë në Ditën Botërore të Shëndetësisë

| rinovuar më 25-04-07 10.14.PD
Foto: Pixabay

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë në Bullgari, njoftoi BTA. "Ju jeni njerëzit që çdo ditë, me profesionalizëm dhe zemër, kujdeseni për jetën dhe shëndetin e çdo qytetari bullgar. Përkushtimi juaj, forca juaj dhe humaniteti juaj janë të paçmuar", theksoi kryeministri, cituar në një postim në faqen e Këshillit të Ministrave në Facebook. Sipas Zheljazkovit, kujdesi shëndetësor është shtylla kurrizore e një shoqërie të prosperuar, dhe për këtë arsye qeveria është e përkushtuar për modernizimin e sistemit, përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurimin e aksesit në kujdesin mjekësor me cilësi të lartë për të gjithë. Ndër prioritetet janë ndërtimi i një Spitali Kombëtar për trajtimin aktiv të fëmijëve dhe krijimi i Qendrës Kombëtare të trajtimit me rrezatim me terapi protonike.

"Ju jeni ata që ngjallni shpresë, që shpëtoni jetë, që jepni ngushëllim në momentet më të vështira. Ju falënderoj thellësisht për punën tuaj, për netët pa gjumë, për humanizmin dhe ndjeshmërinë me të cilën kujdeseni për njerëzit çdo ditë", thekson kryeministri Rosen Zheljazkov.

Ministri Sillvi Kirillov gjithashtu falënderoi mjekët për energjinë e tyre të palodhshme që e dhanë në profesion dhe për ngritjen e autoritetit të tij. Urimi është publikuar në rrjetin social Facebook, në profilin e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton BTA. Në fjalën e tij, ministri Kirillov siguron se i vlerëson lart përpjekjet e secilit prej tyre dhe shpreh gatishmërinë për një dialog konstruktiv që do të çojë në ndryshime pozitive, të dobishme edhe për pacientët, edhe për ata që punojnë në sektorin e shëndetësisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 16 prillin

Të mërkurën temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës në rajonet lindore do të ketë ende vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga..

botuar më 25-04-15 7.40.MD

DPS-DPS vendos nëse do të vazhdojë të mbështesë qeverinë

Udhëheqja operative e DPS-DPS u mblodh për të vendosur nëse do të vazhdonte mbështetjen e saj për qeverinë. Kjo ndodh një ditë para diskutimit të votës së dytë të mosbesimit ndaj kabinetit Zheljazkov mbi temën e korrupsionit. Para takimit, deputetja..

botuar më 25-04-15 6.48.MD
Sheshi i Centralit

Bullgaria hoqi dorë nga shitja e reaktorëve të Centralit Atomik “Belene”

Reaktorët për projektin e parealizuar për një central të dytë bërthamor bullgar - "Belene" - nuk do të shiten. Kjo u njoftua për gazetarët nga zëvendëskryeministri dhe kryetar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Atanas Zafirov. Ai tha se zhvilloi..

botuar më 25-04-15 3.37.MD