Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të Ministrave për veprimtaritë arsimore ndër bullgarët jashtë vendit dhe Dekretit nr. 228/1997 për pranimin e shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut si studentë në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Republikës së Bullgarisë. Ndryshe nga vitet e mëparshme, studentët e regjistruar në përputhje me Dekretet nr. 103 dhe nr. 228 të Këshillit të Ministrave nuk do të jenë më në gjendje të ndryshojnë specialitetin e tyre, pra të riaplikojnë për specialitete të tjera. Sipas pikës 5 të shtojcës 1, "personat që janë studentë aktualë ose që e kanë ndërprerë arsimin e tyre në institucionet shtetërore të arsimit të lartë bullgar nuk kanë të drejtë të aplikojnë ose të renditen".
Dokumentet e aplikimit janë: dokument identiteti kombëtar dhe/ose ndërkombëtar, dokument i kombësisë/origjinës bullgare, çertifikatë lindjeje dhe përkthim i vërtetuar në bullgarisht, diplomë e arsimit të mesëm të përfunduar - origjinal dhe përkthim në bullgarisht, çertifikata për secilin nga vitet e përfunduara të kursit të shkollës së mesme - origjinale dhe përkthim në bullgarisht, një dokument që vërteton të drejtën e aplikantit për të vazhduar studimet në një universitet në vendin ku e ka marrë arsimin e mesëm dhe një përkthim në bullgarisht.
Kandidatët duhet të regjistrohen në platformën elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga data 21 prill deri më 1 qershor - pas përfundimit të arsimit të mesëm, nga 1 qershori deri më 31 korrik - për studimet master, nga 1 qershori deri më 31 korrik - për studimet e doktoraturës.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..