Në një operacion të specializuar policor më 7 prill, Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar neutralizoi një kanal për ndihmën dhe kalimin përmes territorit të Bullgarisë të emigrantëve të paligjshëm. U arrestuan tre persona – organizatori dhe dy ndihmësit e tij.
Organizatori është shtetas i një vendi të tretë, të cilit i është mohuar statusi i refugjatit në vendin tonë dhe banon pa regjistrim adrese në kryeqytet. Ai i “ka siguruar” emigrantët e paligjshëm, më pas i ka ridrejtuar te bashkëpunëtorët e tij – shtetas bullgarë, të cilët kanë kryer dhe kontrolluar transportimin e tyre të paligjshëm përmes territorit të vendit deri në kufirin me Serbinë. Grupi kriminal ka siguruar gjithashtu shërbime të veçanta VIP - akomodim në Sofje dhe sigurim të ushqimit dhe ka vepruar në vend që nga prilli i vitit 2022.Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Një mekanizëm koordinues që funksionon vazhdimisht do të kontrollojë, parandalojë dhe kundërshtojë kontrabandën, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve. “Qëllimet janë të qarta, qasja do të jetë solide”,..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
“Ministria e Financave nuk financon pagat e punonjësve në kompanitë bashkiake dhe private, por aktivitetet e përcaktuara në Aktin e Buxhetit të..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e..