Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti terrorist u krye në Aeroportin “Sarafovo” - sulmi më vdekjeprurës kundër izraelitëve jashtë që nga viti 2004. Në incidentin e 18 korrikut 2012, objektivi i sulmit ishte një autobus me turistë izraelitë të cilët sapo kishin zbritur në aeroportin e Burgasit për të kaluar pushimet e tyre në bregun bullgar të Detit të Zi. Pesë izraelitë u vranë, shoferi bullgar i autobusit dhe sulmuesi 23-vjeçar, Mohammad Hassan El Husseini, i lindur në Liban. Dhjetëra u plagosën.
Me kërkesë të familjes Husseini, kreu i atëhershëm i Agjencisë së Sigurisë së Përgjithshme të Libanit, Abbas Ibrahim, ishte "në kontakt me autoritetet bullgare" me qëllim që trupi i atentatorit të kthehej në atdheun e tij, raportoi AFP.Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë më 9 dhe 10 prill në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. Ngjarja mbledh krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të biznesit dhe të sektorit joqeveritar. Në qendër të vëmendjes do të jenë..
Të mërkurën do të fryjë sërish era veriperëndimore. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të ndjeshme pasdite, por vetëm në rajone të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°,..
Masat për uljen e aksidenteve dhe përmirësimin e gjendjes së rrugëve u diskutuan sot në një takim të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. "Unë dhe kolegët e mi jemi të vetëdijshëm se nuk duhet kërkuar fajtori i problemeve serioze të trashëguara,..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..