Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pse është e rëndësishme që çdo vajzë që ka qenë Lazare të marrë pjesë edhe në ritualin e quajtur "kumiçenje" për Ditën e Dafinave (Cvetnica)

Foto: bulgarianroots.bg

Në traditën popullore bullgare, E Diela e Dafinave (Cvetnica) dhe Dita e Llazarit (Llazarovden) janë festa të ndërlidhura. Që nga Dita e Llazarit, vajzat përgatiten për ritualin e quajtur "kumiçenje", i cili zhvillohet në mëngjesin e Ditës së Dafinave. Këtu respektohet një traditë shumë e vjetër rituale, e lidhur me besimin në ekzistencën e forcave të liga, të cilat duhet të qetësohen dhe të largohen nëpërmjet veprimeve rituale festive.

Riti "kumiçenje" kryhet në Ditën e Dafinave nga të gjitha vajzat që kanë marrë pjesë në festimin e Shën Llazarit një ditë më parë. Para mesditës, vajzat e fshatit mblidhen pranë bregut të lumit më të afërt dhe secila prej tyre sjell me vete të ashtuquajturën "kuklla" – një kurorë me lule ose një copë bukë vendosur mbi një dërrasë:
"Ato thurin kurora nga degëza të shelgut dhe i lëshojnë në rrjedhën e lumit. Vajza, kurora e së cilës ecën më shpejt nëpër ujë, bëhet kumica e të gjitha këtyre vajzave" – shpjegon Maria Bojanova, kuratore në Muzeun Kombëtar Etnografik.

Çfarë ndodh me vajzën që bëhet kumicë të dielën para Pashkëve?

Vajzat e tjera e mbajnë kumicën në krahë deri në shtëpinë e saj, duke kënduar këngë gjatë rrugës. Në shtëpi ato priten nga një tryezë festive dhe një bukë e veçantë, përgatitur nga nëna e kumicës. Lazerkat lozin valle rreth tryezës, ndërsa kumica copëton bukën dhe u jep nga një copë secilës vajzë. Nga ajo ditë deri në Pashkë, kumica nuk flet me lazerkat – ajo qëndron në heshtje. Kur vjen dita e dytë e Pashkëve, vajzat e vizitojnë kumicën dhe atëherë ndërpritet heshtja. Si dhuratë, ato i sjellin një bukë rituale me një vezë të kuqe në mes.

Është e rëndësishme që çdo vajzë që ka lazeruar të marrë pjesë edhe në ritualin "kumiçenje" në Ditën e Dafinave – shton Maria Bojanova:

"Është interesante se në Ditën e Dafinave këngët që shoqërojnë ritualin zakonisht tregojnë për një dragua që është ngritur dhe ka rrëmbyer një vajzë nga fshati. Në fakt, këto këngë ndalojnë së kënduari sapo të përfundojë vetë rituali kumiçenje. Kjo do të thotë se paraardhësit tanë besonin se nëse një vajzë nuk merr pjesë në këtë rit, ajo është në rrezik të rrëmbehet nga dragoi. Sipas legjendave, dragonjtë, zanat dhe krijesa të tjera mitologjike të rrezikshme zgjohen pikërisht në pranverë. Prandaj, përveç rëndësisë sociale, ky rit ka rëndësi edhe nga këndvështrimi mitologjik – pasi dragoi gjithmonë ka qenë një kërcënim për një vajzë të re."
Lexoni më tepër:
Foto: bulgarianroots.bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët francezë do të studiojnë trashëgiminë kulturore të ruajtur në "Etëra"

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..

botuar më 25-02-07 5.58.MD

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD