Medalistja e argjendtë e Kampionatit Evropian të Gjimnastikës Artistike, Valentina Georgieva fitoi titullin në finalen e kërcimit në Kupën e Botës në qytetin kroat të Osijek. Ajo u paraqit shkëlqyeshëm në pjesëmarrjen e saj të parë ndërkombëtare gjatë këtij viti pasi përfundoi e pesta në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.
Në vendin e dytë në kërcim u rendit kinezja Linmin Yu, ndërsa në vendin e tretë – amerikanja Jayla Hang.
Edi Penev u rendit i gjashti në finalen e gjimnastikës së tokës, ndërsa vendin e parë e fitoi izraeliti Artem Dolgopyat.Ivet Goranova fitoi titullin në kategorinë deri në 55 kg “kumite” në Turneun e Karatesë 1 Premier League në Kajro. Kjo është medalja e parë e artë për Bullgarinë në garën më elitare në këtë sport. Kampionia olimpike e Tokios 2020 luajti pesë ndeshje..
Me shumë gabime për gjimnastet filloi dita e fundit e Botërorit të gjimnastikës ritmike në Baku. Ansambli ynë, i cili fitoi titullin e gjithanshëm, përfundoi i katërti në finale me pesë shirita pas ekipeve të Kinës, Izraelit dhe Kazakistanit...
Me dy rekorde botërore në kategorinë e tij të re 97 kg, peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi titullin evropian, duke mos lënë asnjë dyshim se kush është lideri aktual dhe i ardhshëm. Bullgari Karlos Nasar është peshëngritësi më i mirë..
Ditën e parë të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rinj, Vajza dhe Djem në Lima, Bojana Kostadinova fitoi dy medalje. Te vajzat nën 17 vjeç, në..