Gjatë 10 viteve të fundit, çmimet e banesave në Sofje u trefishuan, dhe në qytetet e mëdha më shumë se dy herë. Kjo është sipas të dhënave nga një prej kompanive më të mëdha të ndërmjetësimit në tregun bullgar. "Nëse në vitin 2015 në Sofje mund të blinit një shtëpi me një çmim mesatar për metër katror prej rreth 715 eurosh, në vitin 2025 çmimi mesatar është tashmë 2200 euro. Në Varna në vitin 2015 mund të gjenit një shtëpi për 680-700 euro për metër katror, tani çmimi mesatar është rreth 1520-1550 euro për metër katror. Në Plovdiv, çmimi u rrit nga 550 në 1390 euro për metër katror", tha drejtori ekzekutiv i kompanisë, Javor Pejçev, për Radion Kombëtare Bullgare. Vetëm këtë vit, çmimet e pronave pritet të rriten me 15%. Bullgarët po blejnë banesa më të mëdha dhe gjithnjë e më shumë shtëpi. Megjithatë, 20% e blerësve potencialë tashmë po tërhiqen nga tregu për shkak të çmimeve të larta. "Strehimi do të bëhet gjithnjë e më i papërballueshëm. Ky është një trend që mund ta shohim në çdo vend tjetër që i është bashkuar eurozonës”, tha Pejçev.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka publikuar në faqen e saj të internetit përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme në lidhje me adoptimin e euros dhe hyrjen e Bullgarisë në eurozonë. Kursi zyrtar i këmbimit të levit ndaj euros është kursi i..
Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në janar në 3.8% nga 2.1% një muaj më parë, duke arritur nivelin më të lartë në 12 muaj (që nga janari..