E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti". Tani këngëtarja e re prezanton këngën e saj më të fundit "Fshehtas". Si kënga, me tingëllimin e saj rinor, ashtu edhe videoja zbulojnë këndvështrimin e një vajze mbi fazën më të vështirë në një marrëdhënie romantike - pranimin se të pëlqen dikush.
Guximi për të zbuluar ndjenjat e tua frymëzoi Dani Ilievën dhe ekipin e saj të regjistronin këngën "Fshehtas". Eftim Çakërov, Milena Kostova dhe Ivan Gërbaçev krijojnë këtë flluskë muzikore rozë në të cilën çdo vajzë do ta njohë veten dhe do të ndihet e mbrojtur dhe e kuptuar.
Kënga "Fshehtas" është e ndikuar nga freskia e muzikës K-pop dhe emocioni i ëmbël-nostalgjik i muzikës së viteve 70-të.
Lexoni më shumë për këngëtaren në arkivin tonë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTubeGjithmonë e angazhuar me projekte të shumta, Nina Nikolina e pret vjeshtën me disa ngjarje të rëndësishme: një këngë të re, një album dhe një koncert-premierë për prezantimin e albumit. Këngëtarja shënon rikthimin e saj në muzikën pop me albumin e ri..
Yjet e operës Sonia Jonçeva dhe Plácido Domingo do të sjellin në Sofje një galaktikë menaxherësh operash dhe 32 këngëtarësh të rinj operistikë nga 17 vende në 5 kontinente. Konkursi më prestigjioz për yjet në ngritje të operës në botë –..
Shihni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë : Ju prezantojmë një prej klasikëve në kulturën muzikore bullgare Veselin Stojanov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: archives.bnr.bg, bg.wikipedia.org,..
Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re..