Të Premten e Madhe, Kisha kujton vuajtjet e mëdha të Jezu Krishtit, i cili me dëshirë të vet pranoi të gjykohej, të fshikullohej, të pështyhej, të poshtërohet, të rrihej me shuplaka dhe të shfaqej para popullit me mantelin për fyerje, me një kurorë me gjemba në kokë.
Me kryqin e rëndë mbi supe, Krishti u çua në një kodër të quajtur Golgota, afër Jerusalemit, për t'u kryqëzuar i pafajshëm, për mëkatet e njerëzimit, midis dy hajdutëve mizorë. Në këto momente vuajtjesh dhe dhimbjesh çnjerëzore, Shpëtimtari i lutet Atit të Tij jo për Veten e Tij, por për të falur torturuesit e Tij dhe jep një shembull suprem të dashurisë së Tij për të afërmin e Tij.
Ishte në këtë moment që një nga hajdutët e njohu Atë si Birin e Perëndisë dhe i kërkoi falje për mëkatet e tij. Shpëtimtari e pranoi pendimin e hajdutit, i cili kishte kryer mëkatet më të rënda, dhe premtoi se do ta marrë me vete në Mbretërinë e Perëndisë. Kështu Ai u jep shpresë besimtarëve se ka falje për ata që pendohen sinqerisht.
Në Kryq, Krishti pranoi vdekjen dhe dha frymën e tij të fundit për të çliruar të gjithë njerëzimin nga vdekja shpirtërore. Në atë moment, dukej sikur e gjithë natyra u trondit - toka u drodh dhe dielli e fshehu dritën e tij.
Prandaj, për besimtarët, E Premtja e Madhe është dita më e trishtueshme, një ditë zie dhe pendimi, si dhe mirënjohjeje të thellë për sakrificën e Shpëtimtarit.
Në këtë ditë, nuk shërbehet Meshë e Shenjtë në kisha. Para shërbesës së mëngjesit, përpara Kryqit me Krishtin e Kryqëzuar që vihet në mes të kishës Të Enjten e Madhe, vendoset edhe "varri" i Krishtit i zbukuruar me lule.
Mund të mësoni më shumë për këtë ditë nga botimet e Radio Bulllgarisë:
Tekst: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, pravoslavieto.com, BTA
Sot bëhen 46 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Më 10 prill të vitit 1979 në orën 20:34, sipas orës së Moskës, anija kozmike “Sojuz-33” u hodh në orbitë rreth Tokës. Në bord, së bashku me komandantin e fluturimit Nikollaj..
Më 3 prill çdo vit Sofja shënon 146 vjetorin e shpalljes kryeqytet i Bullgarisë. Me propozimin e historianit, shkencëtar dhe shtetar prof. Marin Drinov më 3 prill 1879 Kuvendi i Madh Popullor, që zhvillonte punimet në kryeqytetin e vjetër..
Më 2 prill mbushen 95 vjet nga lindja e këngëtares popullore Stefka Sëbotinova . Ajo lindi në vitin 1930 në ish-fshatin Rozov Klladenec, sot fshati Obruçishte, rajoni i qytetit Stara Zagora të Bullgarisë Juglindore. Ajo vjen nga një familje..