Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten


Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të Premten e Madhe në Serbi hahet tradicionalisht peshku dhe kushton nga 6 deri në 10 euro. 10 vezë të mesme kushtojnë nga 1.3 deri në 2.5 euro.

Në Greqi mishi i qengjit është rritur deri në 3 euro dhe shitet me çmimin nga 11 deri në 15 euro. Çmimi i vezëve lëviz nga 30-35 cent euro për copë deri në 60 euro cent për më të shtrenjtat nga fermat organike. Çmimi i frutave dhe perimeve është rritur nga 4 deri në 7%. Është rritur me 10% edhe çmimi i kulaçeve të Pashkëve, të cilat shiten nga 7 në 15 euro për kilogram. Rumunët do të festojnë Pashkën më të shtrenjtë në 30 vitet e fundit. Një kilogram mish qengji kushton rreth 40 lei (8 euro). Kulaçet e pashkëve janë 100 lei (20 euro).

Në Maqedoninë e Veriut, qengji kushton 650-670 denarë (10-11 euro). Në varësi të madhësisë së tyre, 10 vezë kushtojnë nga 1,1 deri në 1,5 euro.

Rritje të çmimit të shportës së mallrave të Pashkëve raportojnë edhe sindikatat në Kroaci.

Një urë e re mbi lumin Prut do të lidhë Rumaninë dhe Moldavinë


Përfaqësues zyrtarë të Rumanisë, Moldavisë dhe BE-së do të marrin pjesë në nisjen ceremoniale të ndërtimit të urës kufitare mbi lumin Prut, e cila do të lidhë dy vendet fqinje në të ashtuquajturën "Autostrada e bashkimit", raporton agjencia AGERPRES.

Më 26 prill do të inaugurohet ndërtimi i urës Ungheni-Golaesti, pjesë e autostradës A8. Ajo do të lidhë qytetet rumune të Târgu Mureș dhe Iași me qytetin moldavian të Ungheni dhe rrugën kombëtare R1 deri në kryeqytetin Kishinau.

Sipas autoriteteve moldaviane, trafiku në urën e re do të fillojë në vjeshtën e vitit 2026 dhe përfundimi i “Autostradës së Bashkimit” pritet në vitin 2030. Ndërtimi po financohet plotësisht nga BE-ja me mbi 30 milionë euro. Objekti është i gjatë 261 metra, ka 4 korsi dhe trotuar.

Ngricat e pranverës shkatërruan pemët frutore dhe vreshtat në Anadoll


Fermerët turq përshkruajnë humbjet nga rënia e temperaturave në pranverë. Dëme të mëdha u shkaktuan pothuajse në të gjitha rajonet e vendit, raportoi turkiyetoday.com. Ftohja e fortë erdhi pas një periudhe të ngrohtë me temperatura të ditës deri në 20°. Por brenda disa ditësh, temperaturat në shumë rajone ranë nën zero. I ftohti pranveror preku kryesisht pemët frutore, vreshtat dhe perimet e hershme në provincat qendrore dhe lindore të Turqisë, ku rënia e temperaturave ishte më e madhe. Ministri i Bujqësisë Ibrahim Yumakli e krahasoi situatën me vitin 2014, kur dëmtimi i kulturave bujqësore si rrjedhojë e ngricave ishte më i keqi në shekullin e ri.

Prof. Đuro Macut është kryeministri i ri i Serbisë

Prof. Đuro Macut

Serbia ka një qeveri të re pasi kryeministri i mëparshëm Miloš Vučević dha dorëheqjen për shkak të protestave pas shembjes së tendës së stacionit të trenit në Novi Sad. Tragjedia u mori jetën 16 personave. Qeveria e re ka 25 ministri dhe pesë ministra të tjerë pa portofol. Kabineti përfshin përfaqësues të Partisë Progresive Serbe në pushtet, Partisë Socialiste dhe të pavarur. Formacioni i ri nuk përfshin Vučević dhe ish-zëvendëskryeministrin pro-rus Aleksandar Vulin, i cili është në listën e sanksioneve të SHBA. Në kabinetin e ri të Kryeministrit nuk bëjnë pjesë

Në kabinetin e ri të kryeministrit Prof. Đuro Macut ka edhe emra të diskutueshëm për shoqërinë. Në mesin e tyre është edhe ministri i arsimit, Dejan Vuk Stanković, i cili është përballur hapur me studentët protestues dhe është akuzuar vazhdimisht për ngacmim seksual të studenteve, shkruan botimi serb NIN, transmetoi BTA.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Foto: BTA, moldovainvest.eu, turkiyetoday.com, EFE/EPA

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Hrusto Grozev

Gazetari Hristo Grozev: Për Moskën, lufta hibride është një ideologji dhe një industri

Për Rusinë, lufta hibride është një ideologji dhe një industri, këtë e deklaroi gazetari investigativ Hristo Grozev para eurodeputetëve nga komiteti special për mbrojtjen e demokracisë evropiane. Grozev mori pjesë online në takimin, i cili diskutoi..

botuar më 25-04-23 10.34.PD
Natalija Kisellova

Kryetari i Parlamentit vizitoi Festën e Pashkëve në Bosilegrad

Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në mënyrë që të ruhet fryma dhe kujtesa bullgare. Këtë e deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija..

botuar më 25-04-22 9.39.PD

Më 4 qershor, do të shpallin raportin mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të vërë euron në qarkullim

Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar euron . Raporti do të publikohet gjatë ciklit pranveror të Semestrit Evropian. Informacioni u..

botuar më 25-04-17 10.01.PD