Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë paraqet goblenë leshi dhe mëndafshi nga Flandra dhe Franca nga shekujt XVI-XVIII

Foto: nationalgallery.bg

Një koleksion unik i paneleve të tekstilit të Evropës Perëndimore (goblenë) prezantohet për herë të parë në Galerinë Kombëtare - Kuadrat 500 në sheshin "Aleksandër Nevski" në Sofje. Eksponatet janë dorëzuar nga Banka Popullore Bullgare në vitet 1960 për fondet e Galerisë së parealizuar Kombëtare për Arte Dekorative dhe të Aplikuara. Goblenët i përkasin periudhës së artë të shekujve XVI – XVIII të dy shkollave ​​më të rëndësishme – ajo flamande dhe ajo franceze. Gobleni, një panel jashtëzakonisht i shtrenjtë i endur me dorë me imazhe shumëngjyrëshe, përdoret për dekorimin dhe izolimin e mureve në pallate dhe kështjella dhe është ndër shenjat e fuqisë dhe prestigjit.


Studimi dhe përgatitja e goblenëve për ekspozim zgjati për më shumë se një vit në Laboratorin e Konservimit dhe Restaurimit të Galerisë Kombëtare, me financim nga Ministria e Kulturës dhe në partneritet me Institutin Francez në Bullgari dhe Akademinë Kombëtare të Arteve.

Ekspozita mund të shihet deri më 3 gusht 2025.

Mund të lexoni më shumë për artin e qendisjes së goblenëve në arkivin e Radio Bullgarisë:


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev fitoi çmimin për filmin më të mirë në një festival në Pekin

Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..

botuar më 25-11-25 2.21.MD

Filmi “Made in EU” fiton edhe një çmim tjetër evropian

Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..

botuar më 25-11-24 11.23.PD

Bullgaria shënon Ditën e Leximit

Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..

botuar më 25-11-21 5.25.PD