"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e Tij. Na ndihmoftë të bëjmë vepra të mira!" Me këto fjalë Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kiselova i uroi qytetarët bullgarë për Ngjalljen e Krishtit. Ajo uroi që secili prej nesh të ndihmojë njerëzit në nevojë dhe të falë ata që kanë mëkatuar, siç na mëson feja e krishterë.
“Na bashkoftë drita festive rreth kërkimit të paqes, krijimit dhe prosperitetit – si popull dhe si shtet”, shkroi në Facebook kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai i bëri thirrje që në këtë ditë të shenjtë dhe të ndriçuar nga shpresa dhe fuqia e besimit, t'i drejtohemi virtyteve të përjetshme të krishtera të dashurisë, përulësisë dhe qëndresës shpirtërore.
“Le të jemi gjithmonë të bashkuar në mbrojtjen e jetës njerëzore dhe në kujdesin për të ardhmen e Bullgarisë – të fëmijëve tanë.” Këtë urim e ka dërguar presidenti Rumen Radev, duke shtuar: “Le të qëndrojmë dhe të mbetemi si popull që përpiqet për paqe dhe prosperitet në botën moderne të sprovave!Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për..