Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbështetje për njerëzit në lagjen “Zaharna Fabrika”, të mbetur pa strehë

Foto: BGNES

Qytetarët solidarë do të mbështesin sonte familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë më 15 prill të këtij viti pasi shtëpitë e tyre u shembën.  Atëherë administrata komunale siguroi se po u ofron ndihmë të plotë qytetarëve. Në orën 7:00 të mbrëmjes ata do të mblidhen në vendin e shtëpive të shembura dhe do të kalojnë natën atje për të treguar empati për mbi 200 të dëmtuar.Në një letër drejtuar mediave, aktivistët deklaruan se njerëzit humbën shtëpitë e tyre për shkak të arbitraritetit të kryetarit të bashkisë “Ilinden” Emill Brançevski, i cili urdhëroi shembjen e strukturave të paligjshme pavarësisht vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që e ndalonte këtë të ndodhte përpara se banorëve t'u ofrohej strehim alternativ. Që më 15 prill nga Komuna “Ilinden” njoftuan se 4 familje nga ndërtesat pa leje u strehuan në një lagje tjetër të kryeqytetit - "Botunec". Atëherë, kryetarja e distriktit Kremikovci Lilija Donkova, ku ndodhet "Botunec", në një letër drejtuar medias shprehu "mospajtim kategorik me strehimin e romëve nga ndërtesat e shembura në "Botunec".  Për BTA-në ajo shpjegoi, se aty ka mjaftueshëm romë që janë pjesë e popullsisë dhe se ata e njohin njëri-tjetrin dhe kur vijnë më shumë romë tek ata, menjëherë fillon një luftë midis vendasve dhe të huajve.

Edhe pse bashkia “Ilindien” njoftoi strehim të përkohshëm për njerëzit në qendrat e krizave, disa prej tyre mbetën në tenda pranë rrënojave. Të pastrehët dhe qytetarët që i mbështesin janë të shqetësuar për kërcënimin se do të dëbohen nesër nga një kompani private sigurie. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriarku Daniill

Patriku Daniill do të shërbejë Liturgjinë e Krizostomit për Ngjalljen e Krishtit

Të Shtunën e Madhe është dita e fundit e Javës së Madhe që i paraprin Pashkëve. Në këtë ditë të krishterët përkujtojnë varrimin e Jezu Krishtit dhe zbritjen e tij në ferr për të thyer zinxhirët e tij dhe për të rihapur portat e qiellit për..

botuar më 25-04-19 9.56.PD

Parashikimi i motit për 19 prillin

Gjatë natës vranësira do të jetë e konsiderueshme, me reshje shiu vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit, më shumë në sasi në zonat qendrore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 9°.  Ditën e shtunë..

botuar më 25-04-18 7.30.MD

13 persona u arrestuan në Sofje gjatë një aksioni kundër migracionit të paligjshëm

Gjatë një operacioni policor në qendër të Sofjes për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe për të parandaluar kryerjen e krimeve nga dhe kundër shtetasve të huaj, u arrestuan 13 persona. Operacioni është kryer në datat 16 dhe 17 prill, njofton..

botuar më 25-04-18 5.38.MD