Nëse ngadalësojmë dhe nuk e modernizojmë industrinë tonë, brenda 5-6 vitesh ajo do të jetë ekzotike për tregun evropian të armëve. Kjo është një sfidë e madhe, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në diskutimin "Haga 2025: horizonti para NATO-së dhe vizioni bullgar". "Anëtarësimi në NATO u arrit, por kjo nuk do të thotë se detyra u plotësua. Do të duhet të punojmë, të paraqesim se çfarë bën NATO, si kujdeset për sigurinë", shtoi ministri. Përgatitjet për samitin e 24 dhe 25 qershorit në Hagë janë duke u zhvilluar. Me ardhjen në pushtet të administratës së re amerikane, roli i shtyllës evropiane në NATO do të duhet të forcohet rrënjësisht. Ne ndajmë pikëpamjen e shumicës së aleatëve se shpenzimet e mbrojtjes duhet të lidhen me grupin e ri të objektivave të aftësive, theksoi ministri.
Është shumë e rëndësishme, kur flasim për 100 ditët e para të qeverisë, të kemi parasysh se ajo miratoi programin e saj, buxhetin e shtetit dhe përballoi dy vota mosbesimi, tha kryeministri Rosen Zheljazkov. Në hapje të mbledhjes së Këshillit të..
Gjykata e Drejtësisë e BE-së në Luksemburg ka kufizuar abuzimet e kompanive të kredive të shpejta. Magjistratët vendosën që tarifat e garantuesit duhet të përfshihen në çmimin e kredisë, në të ashtuquajturën “përqindje vjetore e shpenzimeve”...
Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë pret sot një seminar informues me temë "Mbrojtja evropiane dhe mundësitë për biznesin bullgar në zhvillimin dhe prodhimin e produkteve mbrojtëse". Qëllimi kryesor i seminarit është njohja e kompanive inovative..
Ushtria izraelite (IDF) pranoi se qëlloi një objekt të OKB-së në pjesën qendrore të Gazës, ku u vra një punonjës i OKB-së, njoftoi BTA. Deri më tani IDF..
Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell dhe..