Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Në vitin 2023, borxhi i vendit ishte 42.383 miliardë leva (20.8 miliardë euro), që përfaqësonte 23.1 për qind të PBB-së. Në vitin 2024, sektori institucional "Administrata Shtetërore" raporton një deficit buxhetor prej 6.158 miliardë leva (3 miliardë euro) ose 3 për qind e PBB-së. Deficiti në nënsektorin "Qeveria Qendrore" arrin në 5.277 miliardë leva (2.6 miliardë euro) ose 2.6 për qind e PBB-së.
Një vit më parë, një raport nga Instituti Kombëtar i Statistikave tregonte se deficiti në "Administratën Shtetërore" ishte 1.9 për qind e PBB-së, dhe në "Qeverinë Qendrore" 1.8 për qind e PBB-së.
Deficiti i qeverisjes vendore është 810 milionë leva (405 milionë euro), dhe në nënsektorin "Fondet e Sigurimeve Shoqërore" është 71 milionë leva (35.5 milionë euro).
Në tremujorin e dytë, ekonomia bullgare u zgjerua me 0.9% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të Eurostat. Kështu, vendi ynë renditet i dyti midis anëtarëve të Bashkimit Evropian për nga rritja..
Çmimi i tokës bujqësore është më i larti në rrethin e Dobriçit Bullgaria Verilindore) në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Byroja Statistikore Territoriale Verilindore, rrethi është në një pozicion kryesor në vend për sa i përket niveleve të..
Bullgaria, Bashkimi Evropian, shekulli XXI, viti 2025. Më shumë se 260 mijë njerëz në vendin tonë, në fund të muajit gusht, janë pa ujë ose përballen me kufizime të rënda në furnizimin me ujë. Shembulli më domethënës vjen nga qyteti i Plevenit (në..