Formacionet ushtarake nga Forcat Tokësore hapin dyert e tyre me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin ekspozita statike të armëve, pajisjeve luftarake dhe ushtarake, si dhe ekspozita muzeore. Të rinjtë që janë të interesuar në profesionin ushtarak do të jenë në gjendje të mësojnë më shumë rreth mundësive të karrierës në Forcat Tokësore.
Një Ditë e Hapur do të mbahet në Brigadën e 61-të të Mekanizuar Strjamska në Karllovo dhe Kazanllëk, si dhe në formacionet ushtarake të Forcave Tokësore në Pleven dhe Shumen. Ditët në vijim njerëzit do të jenë në gjendje të vizitojnë Regjimentin e 51-të të Xhenios në Belene, Regjimentin e 101-të Alpin në Smoljan, Komandën e Brigadës së Tretë në Bllagoevgrad dhe në Vraca, dhe Regjimentin e 4-të të Artilerisë në Asenovgrad.
Në Ditën e Trimërisë shenjtërohen flamujt luftarakë të Ushtrisë Bullgare. 6 Maji u shënua për herë të parë në vitin 1880 me dekret të Princit Aleksandër I.
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe..
Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të..
Radioja Kombëtare Bullgare, si lider në tregun mediatik në vend, po aplikon me sukses inteligjencën artificiale në programet e saj. Lajmet e radios..
Gabriella Haxhikostova (Gabriella Hadzsikosztova) është aktore, e lindur në Sofje në familjen e Liljana Kisjova dhe Konstantin Haxhikostov, artistë..