Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°. Në Sofje do të jetë rreth 2°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në vend. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 20 deri në 25°, në kryeqytet do të jetë rreth 20°.
Në male do të jetë me diell. Do të fryjë erë mesatare, me erë të fortë verilindore në kreshta. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 12°, në 2000 metra - rreth 4°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 15°. Temperatura e ujit të detit është 12-13°. Dallgëzimi i deti do të jetë 1-2 ballë.
Ditën e enjte do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira rreth dhe pas mesditës. Kryesisht në Bullgarinë Qendrore dhe në zonat malore do të ketë reshje shiu afatshkurtër. Mëngjesi do të jetë ende mjaft i freskët, me temperatura më të ulëta – pak mbi zero – në rajonet juglindore; në pjesën tjetër të vendit, minimumet do të jenë ndërmjet 3 dhe 8°.
Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në Romë, Itali, njoftoi shërbimi i shtypit i kabinetit. Në delegacion përfshihen edhe..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell dhe pothuajse i qetë. Pas mesditës do të përhapen re me shi. Në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra të..
Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të lëndës "Feja dhe Virtytet" po organizohet në rrjetet sociale, njoftoi gazetari i Radios Kombëtare..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan..
Në një letër të hapur drejtuar Kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe Ministrave të Bujqësisë, Financave dhe Ekonomisë, Unioni i Fermerëve Bullgarë..