Në raportin e fundit mbi lirinë e fjalës nga “Reporterët pa Kufij”, Bullgaria renditet e 70-ta. Ajo mbetet në fund brenda BE-së, ku vetëm Qiproja dhe Greqia renditen pas saj. Liria e medias është e paqëndrueshme. Raporti i organizatës thotë se mediat e pakta të pavarura në Bullgari janë nën presion.
Në vitin 2024, Bullgaria u ngjit me 12 pozicione, në vendin e 59-të në renditjen vjetore të lirisë së medias, por tani bie 11 vende prapa.
Pronarët e mediave "gjithmonë" ose "shpesh" e kufizojnë pavarësinë editoriale të botimeve të tyre dhe shumë prej tyre ia detyrojnë mbijetesën e tyre financimit të kushtëzuar nga persona të afërt me qarqet politike ose të biznesit, thotë analiza për Bullgarinë.
Renditja vjetore u njoftua një ditë para Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, që festohet më 3 maj.Në Bullgari, legjislacioni është i tillë që nuk mund të mbahet një grevë mbarëkombëtare. Këtë ia shpjegoi Radios Kombëtare Bullgare nënkryetari i sindikatës më të madhe, Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Todor Kapitanov. Ai theksoi..
Bullgaria t’i sigurojë ujë Greqisë nga lumi Arda për 5 vjet, ky propozim për Greqinë u miratua nga qeveria bullgare. Në draft-deklaratën e përbashkët mbi përdorimin e ujërave të lumit Arda u shënua se të dyja palët konfirmuan se angazhimi i mëparshëm..
Kryengritja e Prillit është një shembull, se liria nuk është një dhuratë për ne dhe se revolucionarët bullgarë dhanë atë që mundën, domethënë - jetën e tyre. Ata e lanë në altarin e Atdheut dhe mendoj se u detyrohemi respekt, nderim, adhurim dhe të..
Ministri i Punëve të Jashtme, Georg Georgiev, është nisur për në Uashington, SHBA, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Munihut të Liderëve, njoftoi..
Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë dhe Greqisë, Georg Georgiev dhe Georgios Gerapetritis, nënshkruan më 2 maj një deklaratë të përbashkët mbi përdorimin e..
"Vëzrazhdane" për herë të tretë i paraqiti Asamblesë Kombëtare një propozim për të mbajtur një referendum për të ruajtur levin bullgar. Pyetja në të..