Për të nëntin vit radhazi, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve organizon fushatën “I numërojmë harabelat”. Ajo zhvillohet këtë të shtunë - 3 maj dhe kushdo mund të marrë pjesë duke regjistruar numrin dhe llojet e harabelave të vëzhguara në faqen e internetit birds.bg.Për këtë qëllim, është e nevojshme të zgjidhni një vendndodhje specifike (hapësirë ndërblloqe, kopsht, oborr, park, etj.) dhe të numëroni harabelat e vëzhguara vetëm për 10 minuta midis orës 9:00 dhe 12:00. Është gjithashtu e rëndësishme të tregohet nëse nuk ka harabela në vendin specifik.
Misioni i fushatës është të vlerësojë statusin e tri llojeve më të zakonshme të harabelave - atij shtëpiak, atij fushor dhe atij spanjoll. Numërimi do të ndihmojë në përcaktimin jo vetëm të numrit të tyre në habitatet ku gjenden këta zogj urbanë, por edhe të vendeve të jetesës që preferojnë dhe se cilat lloje harabelash mbizotërojnë në vendin tonë. Fushata zhvillohet çdo vit për të përcaktuar se cilat janë tendencat afatgjata në popullatat e tyre dhe nga çfarë varen ato.
Foto: vrabcheta.bgDita e Trimërisë - 6 maji u festua në Ditën e Shën Gjergjit dhe para "Memorialit të Luftës Bullgare" në Novo Sello, raportoi BGNES. Memoriali, ku prehen eshtrat e 71 ushtarëve bullgarë, ndodhet pranë qytetit të Strumicës. Në Maqedoninë e..
Pilotët bullgarë kanë përpara një kohë të gjatë trajnimi intensiv. Këtë ia tha Radios Kombëtare Bullgare Majori Jason Royko, i cili solli në vend avionin e parë F-16 në fillim të prillit dhe do të mirëpresë 7 avionët e ardhshëm. Royko do të jetë..
Avioni F-16 ka një problem të vogël teknik, i cili do të rregullohet brenda pak ditësh, tha për BNT-në Shefi i Mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov. Kjo nuk është një temë që duhet diskutuar kaq gjerësisht. Tema është se modernizimi i ushtrisë bullgare..
"Vëzrazhdane" për herë të tretë i paraqiti Asamblesë Kombëtare një propozim për të mbajtur një referendum për të ruajtur levin bullgar. Pyetja në të..
Dita e Trimërisë - 6 maji u festua në Ditën e Shën Gjergjit dhe para "Memorialit të Luftës Bullgare" në Novo Sello, raportoi BGNES. Memoriali,..
Në prag të Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare më 6 maj, ju drejtohem me një ndjenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje. Ju e përmbushni detyrën..