Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojana Kostadinova fitoi një medalje ari dhe një bronzi në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për vajza në Lima

Bojana Kostadinova
Foto: wfbulgaria.com

Ditën e parë të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rinj, Vajza dhe Djem në Lima, Bojana Kostadinova fitoi dy medalje. Te vajzat nën 17 vjeç, në kategorinë 49 kilogramë, ajo arriti medaljen e bronztë në dygarësh me 164 kilogramë. Në shtytje me 75 kilogramë, Kostadinova fitoi medaljen e artë, por në shkëputje ajo përfundoi e katërta me 89 kilogramë.

Me të njëjtat arritje dhe në të njëjtën kategori, por te vajzat nën 20 vjeç, 17-vjeçarja Kostadinova është e pesta në shtytje, e teta në shkëputje dhe e pesta në dygarësh.

Në kategorinë e të rinjve nën 20 vjeç, Xhan Zarkov u rendit i gjashti në kategorinë 55 kilogramë me një arritje prej 241 kilogramësh. Në shtytje, ai arriti të shënojë 106 kilogramë, gjë që i dha vendin e shtatë në lëvizje, dhe në shkëputje, ai u rendit i pesti me 135 kilogramë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tre finale – tre medalje ari për Stilijana Nikollovën

Nënkampionia evropiane në shumëgarësh në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike, Stilijana Nikollova, e përfundoi pjesëmarrjen e saj në Talin me tre medalje ari nga finalet e kombinimeve me vegla të veçanta, raportoi BTA. Bullgarja doli në..

botuar më 25-06-09 3.06.MD

Ekipi bullgar i volejbollit për femra shënon fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Kombëtarja bullgare e femrave shënoi fitoren e saj të parë në Ligën e Kombeve. Bullgaret mposhtën Republikën Dominikane me rezultatin 3:1 (25:21, 30:32, 25:19, 31:29) në ndeshjen e dytë të Grupit 1 të garës, të luajtur në Otava të Kanadasë...

botuar më 25-06-06 11.46.PD
Rosica Dençeva

Tre bullgarë arrijnë në çerekfinalet e Roland Garros

Tre tenistë bullgarë u kualifikuan për çerekfinalet e Kampionatit të Hapur të Francës për vajza dhe djem, njofton BTA. Rosica Dençeva mundi Laima Vlladson nga Lituania, e renditura e 16-të, me rezultatin 7:5, 6:4 dhe për një vend në gjysmëfinale do..

botuar më 25-06-05 10.07.PD