Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë u nis për në Uashington për një takim të sigurisë

Georg Georgiev
Foto: BTA

Ministri i Punëve të Jashtme, Georg Georgiev, është nisur për në Uashington, SHBA, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Munihut të Liderëve, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Facebook. Forumi organizohet nga Konferenca e Sigurisë e Munihut.

Temat kryesore në axhendën e takimit do të jenë siguria dhe mbrojtja, siguria energjetike, ekonomia dhe tregtia, teknologjia dhe inovacioni.

Mesazhi i Bullgarisë është i qartë: "Dialogu i hapur dhe partneriteti i qëndrueshëm transatlantik janë thelbësorë për përballimin e sfidave aktuale globale", bëri të ditur Ministria e Jashtme. Bullgaria është e gatshme të jetë një faktor kyç si një partner aktiv, i besueshëm dhe i parashikueshëm në forcimin e marrëdhënieve midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, deklaroi gjithashtu Ministria e Jashtme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria humbet pozicione në renditjen e “Reporterëve pa Kufij”

Në raportin e fundit mbi lirinë e fjalës nga “Reporterët pa Kufij”, Bullgaria renditet e 70-ta. Ajo mbetet në fund brenda BE-së, ku vetëm Qiproja dhe Greqia renditen pas saj. Liria e medias është e paqëndrueshme. Raporti i organizatës thotë se..

botuar më 25-05-03 6.00.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira, por probabiliteti i reshjeve është i ulët. Temperaturat..

botuar më 25-05-02 7.45.MD

Kremtimet me rastin e 1160 vjetorit nga pagëzimi i bullgarëve dhe 1170 vjetorit nga krijimi i alfabetit bullgar janë në kulmin e tyre

Sonte në oborrin e Bazilikës së Madhe shërbehet një meshë lutjeje, e më pas një koncert festiv kushtuar 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar. Kremtimet në Varna filluan në prag të ditës kur..

botuar më 25-05-02 7.14.MD