Nëse zhurma e qytetit ju mundon dhe keni nevojë për një gllënjkë ajri të pastër, hapësirë dhe heshtje – maja Çerni Vrëh (Maja e Zezë) po ju thërret. Vetëm një hap larg kryeqytetit të zhurmshëm të Sofjes, ai ofron atë që shpesh na mungon - lëvizje, ajër të pastër dhe pamje marramendëse. Ky është vendi ku betoni ia lë vendin malit dhe lodhja zëvendësohet nga frymëzimi.
Për ta bërë këtë, së pari duhet të arrini në shtëpinë malore “Aleko”, e cila është pika e fillimit të ngjitjes. Është më e përshtatshme me makinë, por edhe transporti publik ofron qasje të lehtë.
Dy shtigje do të hapen para jush - njëri është më i butë, i përshtatshëm për alpinistët fillestarë, ose për ata që preferojnë një ecje më të lehtë dhe duan të kursejnë forcën e tyre, dhe tjetri - më i pjerrët dhe më sfidues, për njerëzit që e duan adrenalinën dhe nuk shqetësohen për lodhjen.
Ne zgjodhëm rrugën më të lehtë dhe vetëm pas pak minutash, para nesh u hapën pamje të mrekullueshme.
Shtegu për në majë nuk është i vështirë – është i shënuar mirë dhe probabiliteti për t’u humbur është pothuajse zero. Shpesh do të takoni familje me fëmijë të vegjël në të.
Distanca deri në strehën "Çerni Vrëh" zgjat rreth 1 orë e 30 minuta deri në 2 orë me një ritëm të ngadaltë dhe të qëndrueshëm. Dhe gjatë rrugës, mos hezitoni të ndaloni për një foto, për të marrë pak ajër të pastër dhe për një moment heshtjeje në natyrë.
Pak para se të arrini majën, terreni bëhet më me baltë dhe në disa vende i mbuluar me borë, prandaj është mirë të keni këpucë të larta dhe të papërshkueshme nga uji, që të mos lageni.
Pasi të ngjiteni në Çerni Vrëh (2290 m), para jush do të hapet një pamje panoramike e të gjithë malit Vitosha.
Mund të hyni në strehë, të ngroheni me një filxhan pije aromatike dhe t’i shpërbleni përpjekjet tuaja me një supë të nxehtë, ose një barbeque, dhe pastaj të ktheheni.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Foto: Borisllav Todorov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Bullgaria tërheq rreth 50 mijë turistë të huaj mjekësorë çdo vit. Shumica e vizitave lidhen me stomatologjinë, e cila ofron cilësi të lartë dhe çmime 60-70% më të ulëta se ato në vendet e tjera evropiane. Këtë e njoftoi Arkadi Sharkov nga Shoqata..
Me një koncert-shfaqje të mbushur me muzikë dhe valle, kryeqyteti bregdetar i Bullgarisë - Varna, hap sezonin turistik veror 2025. Koncerti nën titullin "Varna - ku koha rrjedh ndryshe" do të mbahet në hyrje të Kopshtit të Detit duke filluar nga ora..
Delfinariumi në Varnë po mirëpret përsëri vizitorët - duke ofruar tre shfaqje në ditë gjatë gjithë sezonit të verës, njofton BGNES. Fëmijët do të përshëndeten nga Dolli, Joana, Bimbo, Kimbo dhe Flipër, të cilët do të performojnë kërcime së larti,..
Më 27 qershor, në qytetin Çepellare në malin e Rodopeve, një aktivitet i bukur me hyrje falas do të hapë sezonin turistik veror në mal. Ai do të..