Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SHBA-të luajnë një rol kyç në sigurinë energjetike të Evropës dhe Bullgarisë

Georg Georgiev
Foto: mfa.bg

Bashkëpunimi energjetik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara kontribuon në rritjen e sigurisë dhe diversifikimit energjetik jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Evropë. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në diskutimin "Fuqia në Veprim: Progresi në Bashkëpunimin Transatlantik të Energjisë". Forumi po mbahet në Uashington në kuadër të Samitit të Munihut të Liderëve, njoftoi Ministria e Jashtme.

"Ne mirëpresim theksin strategjik që Shtetet e Bashkuara i japin mbështetjes së aleatëve dhe partnerëve të tyre përmes furnizimeve të besueshme me energji dhe diversifikimit. Bullgaria e sheh këtë qasje si plotësisht në përputhje me përpjekjet tona evropiane për të garantuar sigurinë e furnizimeve me energji", tha Ministri Georgiev në deklaratën e tij. "Gazi i lëngëzuar amerikan luan një rol kyç në forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë sonë energjetike", theksoi ai.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festuam 80-vjetorin e fitores ndaj nazizmit

Kanë kaluar 80 vjet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe fitorja ndaj nazizmit. Dita përkujtimore u shënua me vendosjen e kurorave dhe luleve para Monumentit të Ushtarit të Panjohur me pjesëmarrjen e Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova,..

botuar më 25-05-09 4.38.MD

Dita e Evropës dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore festohen me aktivitete të ndryshme në Sofje

Dita e Evropës u shënua me ngritjen e flamurit të BE-së përpara ndërtesës së institucionit presidencial. Në ceremoni morën pjesë Presidenti Rumen Radev, Kryetarja e Parlamentit Natalia Kisellova, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Patriarku bullgar..

botuar më 25-05-09 1.33.MD

Interesi kombëtar mbrohet në marrëveshjen me Greqinë për ujërat e lumit Arda

Interesi kombëtar mbrohet maksimalisht dhe nuk ka pozicion dominues ose të nënshtruar në marrëdhëniet ndërfqinjësore. Kështu iu përgjigj kryeministri Rosen Zheljazkov një pyetjeje parlamentare nga partia Vëzrazhdane në lidhje me marrëveshjen midis..

botuar më 25-05-09 12.20.MD