Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja si një galeri e ndritshme nën yje – spektakli i dritave LUNAR 2025

Foto: Facebook/ Skicat e Sofjas

Festivali i dritave LUNAR po kthehet në Sofje për edicionin e tij të katërt, duke e shndërruar kryeqytetin në një galeri të jashtëzakonshme nën qiell të hapur. Çdo mbrëmje mes 8 dhe 11 majit publiku do të zhytet falas në botën e dritave përmes projeksioneve 3D mapping dhe spektakleve me lazer, të vendosura në 14 vende kyçe në qendër të qytetit. Më shumë se 20 artistë nga shtete të ndryshme do të paraqesin gjithsej 10 000 m² art vizual mbi fasadat e ndërtesave historike, parqeve dhe shesheve.

 
Shfaqja madhështore e dritës nën qiell të hapur është një nismë e studios bullgare për efekte vizuale MP-STUDIO dhe organizohet në partneritet me Festival of Lights International – një nga festivalet e dritave më të njohura në botë, me mbështetjen e institucioneve kryesore bullgare dhe evropiane. 



"Po tregojmë të ashtuquajturin New Media Art – një art i cili nuk ishte aq i popullarizuar deri së fundmi. Ka kaq shumë stile të ndryshme. Çdo artist ka qasjen e vet unike ndaj temave të caktuara. Dhe është shumë interesante t’u paraqiten njerëzve, të shikohen reagimet e tyre, si i perceptojnë mesazhet e artistëve. Kjo është një galeri e mrekullueshme në ambient të hapur, e cila është e qasshme dhe falas për të gjithë", thotë Marin Dimitrov nga MP-Studio në një intervistë për BNR-Sofje. 


Rruga e festivalit – me gjatësi rreth 3 km – do ta udhëheqë publikun përmes disa theksimeve tematike. Fasada e Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) këtë vit do të shndërrohet në një kanavacë mbresëlënëse, mbi të cilën finalistët nga konkursi “Horizonte të ndritshme” për mapping 3D statik do të paraqesin pikëpamjet e tyre krijuese. Rruga e dritës do t’i çojë shikuesit edhe tek shatërvani “Kozmos” në nëntokën e NDK-së. Ai do të ndriçojë nën dritat e një shfaqjeje video-mapping, në sinkronizim me lazerin. 



Mbi fasadën e Galerisë Kombëtare “Kvadrat 500”, nga ana tjetër, shtatë finalistë në Konkursin Ndërkombëtar për video-mapping do të mahnitin publikun me shfaqjet e tyre mbi temën “Testamenti”. Kurse Biblioteka Kombëtare “Shën Kirili dhe Metodi” do ta shënojë Ditën e Evropës me një skulpturë të dhënash mbresëlënëse, e cila eksploron parimet kryesore mbi të cilat është ndërtuar BE-ja. 



Banorët e Sofjes dhe mysafirët e kryeqytetit presin edhe një seri të tërë hologramash fantastike dhe udhëtime vizuale. 



Shihni më shumë nga arkivi ynë
Festivali do të përqendrojë vëmendjen mbi çështje të ndryshme, ndër të cilat është edhe problematika “e gjelbër”, e cila është në rend dite dhe, sipas Marin Dimitrovit, meriton një rikujtim periodik për shoqërinë. Por edhe tema të tjera si: 



"Roli i teknologjive, që është jashtëzakonisht aktual me zhvillimin e AI (shënim: inteligjenca artificiale). Sigurisht, gjëja interesante në festival është që do të mund të shohim shumë qasje klasike nga këndvështrimi i pikturës dhe artit figurativ, por edhe shumë teknologji moderne si AI, skulptura të dhënash dhe të tjera" – thotë Marin Dimitrov. 
Vitin e kaluar LUNAR tërhoqi afërsisht gjysmë milioni shikues brenda vetëm 4 mbrëmjeve, pohon Marin Dimitrov dhe shton: 



"Ajo që është interesante dhe e vërejmë çdo vit, është se çdo vit e më shumë njerëz vijnë nga e gjithë Bullgaria për vetë festivalin, por jo vetëm! Vijnë edhe njerëz nga jashtë, që është e mrekullueshme, sepse Sofja po bëhet një qendër më interesante dhe më tërheqëse për artin. Dhe sigurisht, ky festival ndihmon turizmin në Sofje" – përfundoi Marin Dimitrov. 



Ngjarja realizohet me mbështetjen institucionale të Zyrës së PE-së në Bullgari, Përfaqësuesisë së KE-së në Bullgari, Ministrisë së Turizmit, Bashkisë së Kryeqytetit, nën patronazhin e kryetarit të Sofjes Vasil Terziev dhe me mbështetjen financiare të Fondit Kombëtar “Kultura”. 



Fotografi: lunarlights.eu, MP-STUDIO, Facebook/ Skicat e Sofjas

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

130 filma të animuar nga 100 vende do të konkurrojnë për çmimin “Kukeri i Artë”

Festivali i 16-të Ndërkombëtar i Filmit të Animuar "Kukeri i Artë" do të mbahet në Sofje nga 7 deri më 11 maj, njoftuan organizatorët. Dhjetë çmime do të ndahen në dhjetë kategori të ndryshme. Po mbahet edhe një konkurs kombëtar për filmin më të mirë..

botuar më 25-05-07 5.05.PD
Deisis (Lutje), 1557, Manastiri Baçkovski

Një botim i ri prezanton thesare nga Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë Kishtare në Sofje

Libri "Ikona nga Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë Kishtare" - një vepër madhështore me mbi 500 faqe, me më shumë se 700 fotografi të botuara dhe artikuj shkencorë shoqërues, u prezantua zyrtarisht kohët e fundit. Edicioni unik..

botuar më 25-05-05 6.55.PD
Polja Stançeva

Polja Stançeva zbulon historinë e emigrantëve bullgarë në Argjentinë me një film

Shoqëria bullgare di shumë pak për emigrimin e bullgarëve në Argjentinë. Historia interesante e rrugës së bashkatdhetarëve tanë drejt këtij vendi të Amerikës së Jugut dhe fijet me të cilat ata janë të lidhur me rrënjët e tyre etnike mijëra kilometra..

botuar më 25-05-02 7.05.PD