Sipas raportit të Agjencisë Shtetërore për Refugjatët, në fund të vitit 2024 në Bullgari kanë banuar 201 794 shtetas të huaj me mbrojtje të përkohshme. Kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare janë pothuajse përgjysmuar, thuhet në raport. Në vitin 2024, aplikimet janë vetëm 12 250, kundrejt 22 518 në vitin 2023.
Rënia më e madhe e aplikimeve për mbrojtje është e afganëve – 1 980 persona, ndërsa një vit më parë numri i tyre ka qenë 5906. Numri i refugjatëve nga Egjipti është në rritje - nga 184 në vitin 2023, në 654. 483 egjiptianë janë regjistruar si të mitur të pashoqëruar.
Një total prej 4950 personash kanë marr mbrojtje ndërkombëtare në vend vitin e kaluar. 75 persona janë të vendosur në kampe të mbyllura refugjatësh sepse "paraqesin kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare". Ekziston gjithashtu një problem në krijimin e lidhjeve familjare midis refugjatëve, veçanërisht në marrëdhëniet poligame të aplikantëve që vijnë nga vende, ku sistemet ligjore lejojnë më shumë se një martesë.
Nga 60 864 refugjatë ukrainas, vetëm 5961 mbështeten te shteti bullgar për strehim dhe përfitojnë nga ndihma humanitare.
Bullgaria është e gatshme të rrëzojë dronë rusë. Zona verilindore e vendit po monitorohet në mënyrë aktive – këtë e deklaroi për bTV ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ai bëri të ditur se Sofja do të marrë një hua prej mbi 3 miliardë eurosh përmes..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..
Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të zhvillohet gjatë fundjavës në pjesën për këmbësorë të bulevardit “Car Simeon Veliki” (“Mbreti..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga..
Bullgaria është e gatshme të rrëzojë dronë rusë. Zona verilindore e vendit po monitorohet në mënyrë aktive – këtë e deklaroi për bTV ministri i mbrojtjes..