Familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë pasi më 15 prill të këtij viti u shembën shtëpitë e tyre të ndërtuara pa leje, po ndërmarrin një protestë pesëditore. Aksioni do të fillojë pasdite nga bulevardi "Slivnica".
Pavarësisht thirrjes së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Komisionerit të të Drejtave Michael O'Flaherty drejtuar autoriteteve bullgare që t'u sigurojnë strehim, njerëzit vazhdojnë të jetojnë në tenda. Administrata Komunale deklaron se nuk mund të ofrojë strehim, pasi shumica e të pastrehëve kanë adresa të regjistruara në vendbanime të tjera.
"Kemi njëzet e tre ditë që presim një përgjigje nga Bashkia e Sofjes. Situata jonë është tragjike - për të 23-tën ditë fëmijët tanë kanë fjetur jashtë", thanë protestuesit para Radios Kombëtare Bullgare.
Të premten moti do të jetë kryesisht me diell, por me erë. Pasdite, vranësirat do të fillojnë të shtohen nga jugperëndimi dhe në mbrëmje do të bien reshje shiu, të cilat do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit gjatë natës. Temperaturat minimale..
Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi stabilitetin e financave publike si një element kyç në rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në eurozonë. Duke folur me Zëvendëspresidenten për Evropën dhe Azinë Qendrore të Bankës Botërore, Antonella..
Partia “Vëzrazhdane” po fillon bisedimet për paraqitjen e një mocioni të tretë mosbesimi kundër qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi deputeti Conço Ganev. Partia u ka dërguar një ftesë dy grupeve parlamentare – MEÇ (“Moralit, Unitetit dhe..
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit historik të Malit të Zi, Cetina, Nikolla..
SHBA-të mbështesin Bullgarinë duke garantuar që tetë avionët gjuajtës janë të përshtatshëm për qëllimin e tyre dhe se ata do të jenë në gjendje të..
Presidenti polak Andrzej Duda, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, diskutoi me kreun e shtetit bullgar Rumen Radev propozimin e..