Partia “Vëzrazhdane” po fillon bisedimet për paraqitjen e një mocioni të tretë mosbesimi kundër qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi deputeti Conço Ganev. Partia u ka dërguar një ftesë dy grupeve parlamentare – MEÇ (“Moralit, Unitetit dhe Nderit) dhe “Veliçie” (“Madhëria”) .
“Do të propozojmë një temë për votimin e ardhshëm të mosbesimit bazuar në politikën financiare të qeverisë, por do të dëgjohen edhe mendimet e grupeve të tjera parlamentare”, tha deputeti. Sipas fjalëve të tij, kabineti nuk po e ndihmon vendin tonë në momentin e vështirë në të cilin po ndodhemi.
Partia ka zhvilluar bisedime me përfaqësues të "Demokracisë, të Drejtave dhe Lirive" - DPS, nga të cilat u bë e qartë se ata do të mbështesin një votë mosbesimi, por nuk do të jenë midis propozuesve. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) janë në pushtet, ata mbështesin buxhetin, votojnë “kundër”, ose nuk votojnë fare në një votë mosbesimi”, shtoi Conço Ganev.
Deri më tani, janë bërë dy përpjekje për të rrëzuar kabinetin – njëra me iniciativën e “Vëzrazhdane” dhe tjetra – me propozim të MEÇ.
Grupi parlamentar i “Veliçie” nuk do t’i përgjigjet ftesës së “Vëzrazhdane” për bisedime mbi votimin e ri të mosbesimit të kërkuar, u tha gazetarëve lideri Ivelin Mihajllov. Sipas fjalëve të tij, partia do të iniciojë vetë një votë mosbesimi.
Nuk do të komentoja për atë që di ose nuk di për avionin luftarak F-16. Gjithçka duhet të ndodhë në rendin e duhur, tha në një intervistë për BNR-në gjenerali Atanas Atanasov, Zëvendëskryetar i Parlamentit. Ai thirri për datën 7 maj një..
Dita e Trimërisë - 6 maji u festua në Ditën e Shën Gjergjit dhe para "Memorialit të Luftës Bullgare" në Novo Sello, raportoi BGNES. Memoriali, ku prehen eshtrat e 71 ushtarëve bullgarë, ndodhet pranë qytetit të Strumicës. Në Maqedoninë e..
Pilotët bullgarë kanë përpara një kohë të gjatë trajnimi intensiv. Këtë ia tha Radios Kombëtare Bullgare Majori Jason Royko, i cili solli në vend avionin e parë F-16 në fillim të prillit dhe do të mirëpresë 7 avionët e ardhshëm. Royko do të jetë..
Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi stabilitetin e financave publike si një element kyç në rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në eurozonë. Duke..
Familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë pasi më 15 prill të këtij viti u shembën shtëpitë e tyre të..
Një përmbytje e dytë brenda dy javësh në Bullgarinë Veriperëndimore shkaktoi dëme në fshatrat Lehçevo dhe Kobiljak. Shiu, i shoqëruar me breshër të..