Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgari feston Ditën e Evropës apo Ditën e Fitores?

Foto: BGNES

Dita e Evropës apo Dita e Fitores? 8 apo 9 maj? Përballemi vazhdimisht me tema që na ndajnë shoqërisht. Data aktuale, 9 maji – fitorja mbi Gjermaninë naziste më 1945 në Luftën e Dytë Botërore, gjithashtu shkakton debate çdo vit.

Duhet të theksojmë se madje edhe vetë dita në të cilën duhet të shënohet festa është objekt i mosmarrëveshjes. Në vendet perëndimore, që morën pjesë në fitoren mbi Gjermaninë naziste, festa festohet më 8 maj, ndërsa në hapësirën postsovjetike tradicionalisht ajo shënohet më 9 maj.

Wilhelm Keitel nënshkruan kapitullimin e Gjermanisë
Arsyeja – ndryshimi i orës, si dhe për shkak të një formaliteti të thjeshtë – kapitullimi i Rajhut është nënshkruar dy herë, me këmbëngulje nga ana sovjetike. Më 9 maj shënohet edhe Dita e Evropës – në këtë datë, simbolikisht, më 1950 është nënshkruar Deklarata "Shuman", e cila hodhi themelet e Komunitetit Evropian për qymyr dhe çelik, i cili më vonë u shndërrua në Bashkimin Evropian të sotëm. 

Ivan Illçev
"9 maji është një nga datat në të cilën mbaron Lufta e Dytë Botërore, pasi më 8 maj është nënshkruar kapitullimi i Gjermanisë me shtetet perëndimore, ku në atë nënshkrim merr pjesë edhe një përfaqësues sovjetik. Ditën tjetër (9 maj) ai është nënshkruar në radhë të parë nga përfaqësuesi sovjetik. Por, ashtu siç lufta nuk fillon më 1 shtator 1939, atëherë ajo fillon vetëm në Evropë, në të njëjtën mënyrë ajo nuk përfundon më 9 maj 1945, por përfundon më vonë pas fitores mbi Japoninë", jep kontekstin historik historiani prof. Ivan Illçev, ish-rektor i Universitetit të Sofjes. 

Andrej Pantev
"9 maji mban shenjën fatlume të një ideologjie agresive, aksioni, sjelljeje dhe shtypjeje. Kështu që kur flasim për 9 majin, nuk bëhet fjalë për një festë solemne, por më tepër për fundin e një periudhe të errët të historisë evropiane. Kur Evropa ishte pothuajse e tëra nën skeptrin e Rajhut Gjerman dhe idesë hitleriane për Evropën e bashkuar", paraqet këndvështrimin e vet mbi datën edhe prof. Andrej Pantev, historian, anëtar-akademik i Akademisë Botërore "Platon", si dhe ish-deputet shumëvjeçar. 



Dhe shton: Shpëtimi i Evropës i detyrohet një ushtrie që sot është e përbuzur. 
"Ajo në 75% i theu kafkën fashizmit dhe çoi drejt vendosjes së një rendi tjetër politik dhe shoqëror, i cili megjithatë ishte shpëtimtar për Evropën. Dita e Fitores apo Dita e Evropës është kjo datë? Të dyja. Sepse fitorja e Ushtrisë së Kuqe krijoi parakushte për këtë Evropë jashtë nazizmit, jashtë hitlerizmit, me administrimin e vet, me institucione. Edhe pse disa prej tyre mbetën armiqësore ndaj këtij vendi që kontribuoi aq shumë për shkatërrimin e nazizmit." 



Prof. Ivan Illçev, megjithatë, kundërshton: 

"Kush e nderon Ditën e Fitores më 9 maj përveç Bashkimit Sovjetik, Rusisë së tanishme, dhe disa vendeve që u bashkuan së fundmi, duke kërkuar përfitime politike?"
 
Megjithatë, në fund të fundit, thekson ish-rektori i universitetit ku diplomohej, fakti që shoqëria është e ndarë mbi këtë temë nuk është diçka negative. 

"Në atë që bullgarët ndahen, nuk ka asgjë të keqe, kjo do të thotë që mendojnë. Nëse do të mendonin në të njëjtën mënyrë, kjo tashmë është shumë e rrezikshme. Pse duhet t’i kundërvëmë të dyjat? Mund të bashkëjetojnë fare mirë, të jetë edhe Ditë e Evropës, edhe Ditë e Fitores." 

Dhe a është e ndarë shoqëria mbi këtë çështje? 

Elena
Sipas Elenës, të cilën e takojmë në qendër të kryeqytetit, më e rëndësishme është Dita e Evropës. Po, e rëndësishme, por jo aq shumë.
 
"Për mua 9 maji është Dita e Evropës. Por më shumë i dua festat para saj. Si 6 maji, Dita e Shën Gjergjit – Dita e ushtrisë bullgare, e trimërisë." 

Për Aleksandrin, që punon në fushën e IT-së, data megjithatë është "fitorja e komunizmit". 
"Dita e fitores së komunizmit, që duhet të ndalet. Dhe ende nuk ka përfunduar", thekson i riu. 

Nedjallko është pensionist, ka punuar për shumë vite në fushën e shtypit. Për të, festa është po aq Ditë e Evropës, sa edhe Ditë e Fitores. 
"Kjo datë për mua është për të dyja – edhe për Evropën, edhe për çlirimin nga fashizmi", ndan mendimet e tij ai. 

Por sapo kishte filluar të fliste, ndërpritet nga bashkëshortja e tij Svetlla

"Mendoj se është ditë e Evropës, dita e Hitlerit të falimentuar, të cilin e ka mundur Bashkimi, Bashkimi Sovjetik." 

Vasili është një i ri, ka studiuar në Shtetet e Bashkuara dhe ka kaluar përtej Oqeanit mbi 10 vjet. Tani ka biznesin e vet në Bullgari. Ai është kategorik: 

Vasil
"Për mua 9 maji është kategorikisht Ditë e Evropës, jo Ditë e Fitores. Pas Luftës së Dytë Botërore, një nga projektet më të suksesshme paqësore është Bashkimi Evropian." 

Atëherë, cili është përfundimi nga anketa jonë e improvizuar? Sa bullgarë, aq edhe mendime. Dhe megjithëse, pa dyshim, secili prej nesh ka mendim për çdo çështje, le të dëshirojmë – të gjejmë gjithnjë e më shumë shkaqe për bashkim, e jo për përçarje.

Foto: Ivan Gergov, Radio Kombëtare Bullgare, BTA, time.com, peoplesworld.org, Wikimedia Commons

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Finalja e konkursit FameLab Bulgaria 2025 – pjesë e Festivalit të Shkencës në Sofje

Konkursi ndërkombëtar i komunikimit shkencor FameLab synon të zbulojë, trajnojë dhe t'u ofrojë një platformë shkencëtarëve më të shquar në botë. Konkursi u krijua në vitin 2005 nga festivali më i madh dhe më prestigjioz i shkencës - ai në..

botuar më 25-05-08 3.30.MD

Parlamenti Evropian miratoi raportet për Serbinë dhe Kosovën me theks në të drejtat e bullgarëve

Parlamenti Evropian miratoi me shumicë të madhe raportet mbi Serbinë dhe Kosovën, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të drejtave të komuniteteve bullgare, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova. Ato përfshijnë propozimet e..

botuar më 25-05-08 10.36.PD
Manastiri i Zografit në Malin Athos

Një delegacion bullgar është në Malin Athos për festën patronale të Manastirit të Zografit

Igumeni i sapozgjedhur i Manastirit bullgar të Zografit në Malin Athos, Gavriil, u ngrit nga hieromonaku në arkimandrit në festën e Shën Gjergjit. Kjo u njoftua nga Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, Peshkopi..

botuar më 25-05-06 1.34.MD