Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxënësit bullgarë krijuan një lojë me një robot virtual detar për të luftuar mbeturinat

Foto: burgas.bg

Nxënës nga Burgasi bashkuan interesin e tyre për teknologjitë dhe mbrojtjen e natyrës, duke krijuar një lojë digjitale ku një robot detar simpatik mbledh mbetje plastike e letre nga deti virtual, duke kapërcyer valë ndotjeje dhe sfida ekologjike, njofton BNR-Burgas. 
Financuar nga programi bashkiak “Flamuri Blu”, projekti ofron një aplikacion interaktiv, të disponueshëm në internet, ku çdo fund "katror" i pastruar sjell pikë, dhe pjesëmarrësit më të suksesshëm marrin çmime speciale. 



Të rinjtë bullgarë shpenzuan gati një vit për ta kthyer konceptin në produkt të përfunduar. Loja do të prezantohet në dy gjimnaze të qytetit të Varnas dhe një ekip lëvizës do të organizojë demonstrime për nxënës nga lagje të ndryshme të kryeqytetit tonë detar, për të nxitur ndërgjegjësimin ekologjik te brezi i ri. Lojtarët do të mësojnë jo vetëm si ta mbajnë detin të pastër, por edhe si çdo veprim i vogël mund të ndikojë në të ardhmen e planetit. 

Shihni më shumë:
Përpiloi: Veneta Nikollova

Fotografi: Bashkia Burgas

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla "Çuçuliga" në Londër synon përmes mësimeve të lidhë fëmijët me Bullgarinë

Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..

botuar më 25-09-15 8.00.MD

Ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov hap vitin shkollor në shkollën bullgare "Hristo Botev" në Tiranë

Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë.  Ajo..

botuar më 25-09-15 6.32.MD

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD