Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mirëpret Papën e sapozgjedhur Leo XIV

Papa Leo XIV
Foto: AP/BTA

Urime Papës së ri Leo XIV! Le të punojë me mençuri dhe përkushtim për një botë më paqësore dhe dialog midis të gjithëve, shkroi kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov në "X" me rastin e zgjedhjes së kreut të ri të Vatikanit dhe të bashkësisë katolike romake në botë.

"Uroj katolikët në vend dhe në mbarë botën për zgjedhjen e Shenjtërisë së Tij Papa Leo XIV", shkroi Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në Facebook. Ai i uroi Papës së ri mençuri,

Kryetarja e Parlamentit, Natalija Kiselova, gjithashtu uroi kreun e sapozgjedhur të Kishës Katolike Romake. Kisellova shpreh besimin e saj se në aktivitetet e tij si bari shpirtëror i bashkësisë më të madhe të krishterë në botë, ai do të hasë gjithmonë mbështetjen e sinqertë dhe miqësore të popullit bullgar.

Në fjalimin e tij të parë nga Vatikani, Papa i 267-të bëri thirrje për paqe, për ndërtimin e urave dhe shprehu besimin se e keqja nuk mund të mbizotërojë.

Papa Leo XIV u zgjodh si kreu i Kishës Katolike Romake më 8 maj, pas vdekjes së Papës Françesk muajin e kaluar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karnavali i Gabrovos na tërheq me një program të pasur dhe provokime të shumta

Nga 12 deri më 18 maj qyteti i Gabrovos sërish do të shndërrohet në skenë emocionesh e krijimtarie me karnavalin e vet tradicional plot ngjyra, humor e shaka. Sivjet festa e zhurmshme përkon me 165-vjetorin e themelimit të qytetit dhe me ditën zyrtare..

botuar më 25-05-11 8.00.PD

Platforma e Qendrës Shkencore Kirill dhe Metodij rrit nivelin e arsimit nëpër shkolla

Një platformë elektronike arsimore, e zhvilluar nga shkencëtarë në Qendrën Shkencore Kirill dhe Metodij pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, lehtëson përfshirjen e qasjes shkencore në arsimin e mesëm. Informacioni është falas për të gjithë të..

botuar më 25-05-11 7.30.PD

Nxënësit bullgarë krijuan një lojë me një robot virtual detar për të luftuar mbeturinat

Nxënës nga Burgasi bashkuan interesin e tyre për teknologjitë dhe mbrojtjen e natyrës, duke krijuar një lojë digjitale ku një robot detar simpatik mbledh mbetje plastike e letre nga deti virtual, duke kapërcyer valë ndotjeje dhe sfida ekologjike,..

botuar më 25-05-10 9.30.PD