Një festë kushtuar pasurisë së folklorit bullgar do të zhvillohet në kuadër të "Festivalit Evropian të Muzikës".Nxënës nga Akademia Kombëtare e Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov” - interpretues të rinj të talentuar të muzikës popullore bullgare, do të performojnë para publikut të festivalit më 12 maj në sallën e Akademisë.
Programi zbulon bukurinë melodike dhe shumëllojshmërinë ritmike të folklorit tonë muzikor. Do të interpretohen shfaqje nga disa prej mjeshtërve më të shquar në ripërpunimin e artit popullor autentik: Krasimir Kjurkçijski, Ivan Vëlev, Georgi Andreev dhe Stojan Paurov. Janë planifikuar edhe premiera të krijuara në frymën e muzikës popullore nga vetë studentët interpretues.
Degët për studimin e folklorit në Akademinë Kombëtare të Muzikës u krijuan në vitin 2018 në Fakultetin e Muzikës Instrumentale dhe po zhvillohen me sukses. Institucioni arsimor është veçanërisht krenar për dy ansamblet e tij studentore - Korin Folklorik Akademik, të dirigjuar nga Dr. Vanja Moneva, dhe Orkestrën Folklorike Akademike, të udhëhequr nga Prof. e Asoc. Dr. Dimitër Hristov, të cilët janë të përfshirë aktivisht në aktivitetet koncertale.
Përpiloi: Cvetana Tonçeva
Foto: europeanmusicfestival.bg, Georgi Petkov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
DEEP ZONE Project prezanton versionin e tyre të këngës së njohur të Milena Sllavova “E vërteta”, e cila shënoi muzikën bullgare në pragun e mijëvjeçarit të ri. Autori i aranzhimit të ri - Dian Savov nga DEEP ZONE Project tregon se e pëlqen muzikën e..
Tamburica serbe, cimbal rumun, lira e Kretës dhe gajda bullgare do të tingëllojnë në edicionin e dhjetë të projektit më të suksesshëm të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së – “Ritmi i Ballkanit”. Takimi i radhës me publikun dhe muzikantët nën..
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e tyre të re "Vrapoj". Ajo është një vazhdim i historisë për të cilën ata bënë aluzion në këngën e tyre..