Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri thirrje Kuvendit Popullore nëpërmjet mediave që të mos lejojë shqyrtimin e propozimit jokushtetues, sipas tij, për një referendum mbi euron. Apeli i tij ka të bëjë me propozimin e Presidentit Rumen Radev për një referendum për t'iu përgjigjur pyetjes nëse qytetarët duan që Bullgaria të vërë në qarkullim monedhën e vetme evropiane nga fillimi i vitit 2026. Sipas Zheljazkov, qëllimi i vërtetë i iniciativës presidenciale nuk është të mbajë një referendum, por një përpjekje për të bindur institucionet evropiane në lidhje me raportet e ardhshme të konvergjencës në qershor, në mënyrë që Bullgaria të mos bëhet anëtare e eurozonës në vitin 2026. "Ky është ndoshta një nga qëllimet jo vetëm të presidentit, por edhe të një pjese të shoqërisë, e cila i nënshtrohet presionit serioz hibrid, por edhe të biznesit, i cili nuk dëshiron të ndriçohet", theksoi kryeministri. Ai ishte kategorik se një propozim i tillë është në shkelje të Kushtetutës së Bullgarisë dhe ligjit të Bashkimit Evropian. Kryeministri kujtoi se më 11 maj 2005, Kuvendit Popullor ratifikoi Ligjin për Anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në BE, i cili parashikonte që vendi ynë të ishte pjesë e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar. Nëse do të kishte një referendum, ai duhej të ishte mbajtur para 11 majit 2005, ishte kategorik Zheljazkov.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Në mes të sezonit aktiv të verës, kur numri i udhëtarëve në vend është në rritje, vinjetat shiten me çmime të larta përmes faqeve të palicencuara, shfaqen në mënyrë mashtruese vetëm në euro, dhe kërkohen edhe tarifa të larta shtesë. Për këtë..
Në takimet me drejtuesit e Meta, Shoqatës së Blerësve të Energjisë së Pastër - Clean Energy Buyers Association (CEBA) dhe Korporatës IP3, Ministri i Energjisë Zheço Stankov diskutoi projekte për krijimin e zonave industriale të orientuara drejt..
Gjatë operacionit "Orient Expres", oficerët doganorë në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” sekuestruan 205.9 kilogramë kokainë — sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në kufijtë tokësorë të Bullgarisë, njofton qendra e shtypit e Agjencisë Doganore...
Në mes të sezonit aktiv të verës, kur numri i udhëtarëve në vend është në rritje, vinjetat shiten me çmime të larta përmes faqeve të palicencuara,..
Në takimet me drejtuesit e Meta, Shoqatës së Blerësve të Energjisë së Pastër - Clean Energy Buyers Association (CEBA) dhe Korporatës IP3, Ministri..
Gjatë operacionit "Orient Expres", oficerët doganorë në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” sekuestruan 205.9 kilogramë kokainë — sasia më e madhe e..