Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti i paraqiti Parlamentit propozimin për një referendum mbi euron

Rumen Radev
Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev i paraqiti Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor një propozim për të mbajtur një referendum kombëtar me pyetjen "A jeni dakord që Bullgaria të vërë në qarkullim monedhën e vetme evropiane "euro" në vitin 2026?". Propozimi bazohet në Ligjin për Pjesëmarrjen e Drejtpërdrejtë të Qytetarëve në Pushtetin Shtetëror dhe Vetëqeverisjen Vendore, njoftojnë nga presidenca. Në arsyet e tij, presidenti thekson se marrëveshja për pranimin e vendit tonë në BE përfshin një angazhim, por nuk specifikohet asnjë afat i qartë për vënien e euros.

"Në shoqërinë bullgare nuk ka konsensus lidhur me gatishmërinë tonë për të vërë në qarkullim monedhën e vetme evropiane, as datën kur kjo do të ndodhë. Sondazhet sociologjike tregojnë qartë se shumica e qytetarëve bullgarë janë shumë të rezervuar ndaj ndërrimit të monedhës kombëtare në momentin e tanishëm", thekson Radev. Ai kujton se nëse raporti i jashtëzakonshëm i konvergjencës mbi gatishmërinë e vendit tonë për të hyrë në eurozonë, i pritur më 4 qershor, është pozitiv, Bullgaria do t'i bashkohet eurozonës më 1 janar 2026.

"Referendumi do të jetë një shërim për demokracinë bullgare. Do t'i japë popullit një zë dhe do të lejojë që të dëgjohen të gjitha argumentet. Do t'i japë klasës politike mundësinë për të rivendosur dialogun me votuesit dhe për të luftuar për besimin e tyre. Besimin që e humbi vitet e fundit", thekson kreu i shtetit në motivimin e tij.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 gushtin

Të martën do të mbizotërojë mot me diell, me rritje të përkohshme të vranësirave, më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Jugore, por pa reshje të theksuara. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis..

botuar më 25-08-25 7.40.MD
Bojko Borisov dhe Armin Papperger

Bullgaria dhe “Rheinmetall” do të ndërtojnë së bashku dy fabrika ushtarake

Lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, u takua në Dyseldorf me drejtorin ekzekutiv të koncernit gjerman të industrisë së mbrojtjes “Rheinmetall”, Armin Papperger. Gjatë bisedimeve u bë e ditur se, brenda tre javëve të ardhshme, duhet të përgatiten..

botuar më 25-08-25 5.16.MD

Presidenti pret propozime për ambasadorë në kryeqytete kyçe

Tendenca për të emëruar përkohësisht drejtues të ambasadave të Bullgarisë nëpër botë nuk duhet të kthehet në normë, gjë për të cilën aktualisht ka tregues. Presidenti Rumen Radev e bëri këtë thirrje ndaj qeverisë përmes mediave, gjatë një vizite në..

botuar më 25-08-25 4.56.MD