Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë po “thotë” presidenti me propozimin e tij për një referendum mbi futjen e euros në vendin tonë?

Presidenti Rumen Radev
Foto: BGNES

Më 12 maj 2025, Presidenti bullgar Rumen Radev nënshkroi një propozim drejtuar Asamblesë Kombëtare për të mbajtur një referendum kombëtar me pyetjen: "A jeni dakord që Bullgaria të miratojë monedhën e vetme evropiane "euro" në vitin 2026?".

Propozimi dhe motivimet e tij iu dorëzuan sekretariatit parlamentar. Në to, kreu i shtetit thekson se traktati për anëtarësimin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian nuk përmban një afat të qartë për futjen e monedhës së përbashkët dhe nuk ka konsensus në shoqëri se kjo duhet të ndodhë në vitin 2026.


Edhe pasi kreu i shtetit deklaroi qëllimin për të propozuar një referendum mbi euron më 9 maj, gjë që e bëri në një fjalim drejtuar kombit, qëndrimi i presidentit shkaktoi konfuzion, tension dhe reagime të paqarta në shoqërinë bullgare. Propozimi u përcaktua si një rast kompleks, një akt antikushtetues dhe i paligjshëm, një lojë politike, etj.

Në një intervistë për Radio Bullgarinë, analisti politik i agjencisë “Mjara” Svetlin Taçev komentoi se ky veprim i presidentit është politik, por ai mund të ketë një ndikim si pozitiv, ashtu edhe negativ mbi karrierën e tij të mundshme politike pas përfundimit të mandatit. Taçev kujton gjithashtu se në vitin 2020 dhe pas kësaj Rumen Radev ishte në kampin e të ashtuquajturave formacione të ndryshimit dhe midis udhëheqësve që filluan një përpjekje për të transformuar mjedisin politik në vendin tonë. Megjithatë, herë pas here, Radev ishte vendosur edhe në izolim, veçanërisht gjatë qeverisjes së kabinetit Denkov-Gabriel, 6 qershor 2023 – 9 prill 2024).

Svetlin Taçev

"Me afrimin e fundit të mandatit të tij dhe perspektivat për stabilitet të kësaj administrate që kërcënojnë mundësinë e shfaqjes së tij si një alternativë në skenën politike, ruajtja e tensionit që është krijuar është një mundësi për të testuar ndjenjat ndaj asaj që ai po propozon dhe nëse ai do të mbledhë mbështetës. Duhet të jemi të vetëdijshëm se alternativat kërkohen kur ka tension në mjedisin politik. Jo një ose dy forca politike erdhën në pushtet në këtë mënyrë."

Sipas politologut, momenti kur presidenti zgjodhi të ngrinte temën e euros është tepër vonë, sepse ajo është ngritur edhe më parë:

"Aktualisht, kjo mund të përdoret kundër Radevit, sepse mund të konsiderohet si diçka që bëhet me qëllim destabilizimin e vendit, duke e shkëputur Bullgarinë nga rruga e saj drejt eurozonës. Një rrugë që ne e kemi ndjekur tashmë dhe nuk duket se shoh ndonjë mundësi kthimi prapa. Ai vetë ka deklaruar se eurozona është e ardhmja jonë dhe ne duhet të jemi atje."

Presidenti nuk do t’i lejojë kurrë vetes t’i drejtohet popullit me diçka që është në prag të ligjit, komentoi për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare një vëzhgues tjetër politik - Sllavi Vasilev, politolog i cili është diplomuar në degën “Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Universitetin e Bostonit në SHBA, ka punuar në Kongresin Amerikan, dhe më vonë si ekspert kryesor në zyrën e Presidentit Rumen Radev.

Sllavi Vasilev

"Referendumi i propozuar nga presidenti nuk është "pro" ose "kundër" euros, por për afatin kohor në të cilin Bullgaria duhet të miratojë monedhën e vetme evropiane. Është një meritë e Presidentit Radev që ai gjeti forcën për të mbrojtur tezën se populli duhet të dëgjohet. Ai e di shumë mirë se të gjithë do të thonë: "Presidenti i shërben interesave të Moskës. Por ai e bëri sepse mendonte se ishte gjëja e duhur për të bërë. Dhe mendoj se shumë njerëz e mbështesin këtë. Sepse populli bullgar meriton të dëgjohet për çështje që kanë të bëjnë me diçka kaq të afërt me të, përkatësisht sa para do të kenë në xhepat e tyre... Askush nuk po flet për thelbin e çështjes. Nuk flitet për përfitimet dhe avantazhet e euros, çfarë do të ndodhë me rezervën fiskale, tregun e pronave apo normat e interesit të kredive. Nevojitet një diskutim serioz, për të cilin presidenti po këmbëngul... Ky është vendimi politik i Radevit.”

Politologu Svetlin Taçev është skeptik se Asambleja Kombëtare do të marrë vendim për mbajtjen e referendumit të propozuar nga presidenti, pasi shumica në parlament nuk do ta lejojë këtë:

“Ky është një mundësi për Radevin që të pozicionohet dhe të thotë: ‘Shikoni, bëra gjithçka që ishte e mundur, por nuk kam asnjë reagim nga Asambleja Kombëtare, e cila e kundërshton këtë’. Nuk po flasim për ndonjë qëllim strategjik për të destabilizuar vendin këtu, por përkundrazi për një përpjekje për të matur ndjenjën publike për mbështetje të mundshme për veprimet e Radevit.


Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:


Foto: BGNES, Pixabay, BTA - arkiv, BNR

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natalija Kisellova

Kryetari i Parlamentit vizitoi Festën e Pashkëve në Bosilegrad

Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në mënyrë që të ruhet fryma dhe kujtesa bullgare. Këtë e deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija..

botuar më 25-04-22 9.39.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..

botuar më 25-04-17 5.59.MD

Më 4 qershor, do të shpallin raportin mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të vërë euron në qarkullim

Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar euron . Raporti do të publikohet gjatë ciklit pranveror të Semestrit Evropian. Informacioni u..

botuar më 25-04-17 10.01.PD