Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi mbështeti hyrjen e Bullgarisë në eurozonë në vitin 2026

Foto: BTA-arkiv

Në një qëndrim drejtuar Presidentit Rumen Radev, Kryetares së Parlamentit Natalija Kiselova dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov, Shoqata e Organizatave të Punëdhënësve Bullgarë shprehu mbështetjen e saj kategorike për anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë nga 1 janari 2026. Ky qëndrim është në përgjigje të propozimit të paraqitur në parlament nga Presidenti Rumen Radev për një referendum mbi euron.

“Përfundimi i procesit të integrimit evropian të Bullgarisë, nëpërmjet anëtarësimit tonë të plotë në Unionin Ekonomik dhe Monetar, do të garantojë një rritje të përshpejtuar të të ardhurave dhe një konvergjencë reale më të shpejtë të fuqisë blerëse drejt vlerave mesatare evropiane”, deklarojnë punëdhënësit.

Shoqata bashkon organizatat e punëdhënësve nga të gjitha sferat e jetës ekonomike, duke krijuar mbi 86% të vlerës së shtuar bruto përmes 82% të të gjithë punonjësve.

Më herët sot, një nga dy organizatat më të mëdha sindikale në vendin tonë - Konfederata e Sindikatave Bullgare - njoftoi gjithashtu mbështetjen e saj për hyrjen në eurozonë. Sipas tyre, efekti përfundimtar i kësaj do të jetë një rritje e të ardhurave të qytetarëve bullgarë dhe një e ardhme më e lumtur.

Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krahu i lirë i punës nuk është më një faktor kryesor në tërheqjen e investimeve të huaja në Bullgari

Transformimi - kjo është fjala që përcakton më saktë gjendjen aktuale të industrisë vendase. Sipas një analize të të dhënave sektoriale për periudhën nga viti 2008 deri në fillim të vitit 2024, të kryer nga Instituti për Ekonominë e Tregut, Bullgaria..

botuar më 25-04-10 7.30.PD
Ana kombëtare e monedhës 1 euro, e prezantuar nga Banka Kombëtare Bullgare

Figurat e Paisij Hilendarskit dhe Shën Ivan Rillskit do të zbukurojnë monedhat euro bullgare

Dizajni i ripunuar grafik i faqes kombëtare bullgare të monedhave euro është miratuar nga Këshilli Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Në monedhën prej dy eurosh, në anën kombëtare të së cilës do të jetë imazhi i Paisij Hilendarskit , do..

botuar më 25-04-09 3.58.MD
 Pllamen Mlladenovski

Kryetari i ri i Komisionit të Rregullimit të Energjisë dhe Ujit parashikon ulje të çmimit të gazit natyror në muajt e ardhshëm

Rënie të çmimit të gazit natyror në muajt e ardhshëm për shkak të rënies së çmimeve në tregjet botërore – këtë e parashikoi para Televizionit Kombëtar Bulgar (BNT), kryetari i Komisionit të Rregullimit të Energjisë dhe Ujit, Pllamen Mlladenovski...

botuar më 25-04-08 1.22.MD