Edhe pse e njohim Boris Ilievin prej shumë vitesh si këngëtar, ai vetëm tani ka aranzhuar dhjetë këngë të tij në albumin e tij të parë si autor "Për ty". Shumica e tyre bazohen në një ide muzikore të Boris Iliev, të cilën ai e zhvilloi më tej me Ivan Jordanov – Çeri - kitaristin me të cilin ata kanë punuar së bashku prej vitesh dhe i cili ka lënë nënshkrimin e tij karakteristik të muzikës së rokut në tingullin e të gjithë albumit. Midis dhjetë këngëve ka si tituj të rinj, ashtu edhe hite tashmë të njohura - por të gjitha janë riregjistruar posaçërisht për albumin. Muzikanti ka kërkuar një linjë tingulli dhe një stil tipik në të cilin i pëlqen të këndojë.
Për larminë stilistike në albumin "Për ty" Boris Iliev thotë:
"Më pëlqen muzika pop, muzika rok dhe, nëse dua të jem i sinqertë, kjo nuk është sekret për askënd, edhe muzika xhaz... Por sidomos në këtë album e kemi kombinuar muzikën pop me shumë elemente rok. Mendoj se është një kombinim vërtet i mirë. "
Pikërisht në ditëlindjen e tij, Boris Iliev ka përgatitur dhuratën më të veçantë - më 16 maj, të premten, në Swingin' Hall në Sofje, ai do të festojë me një koncert në të cilin do të prezantojë të gjitha këngët nga albumi, përfshirë edhe këngën pilot "Nuk e kuptoj". Muzika dhe aranzhimi janë nga Ivan Jordanov – Çeri, ndërsa teksti është shkruar nga vetë Boris Iliev.
Shihni më tepër në arkivin tonë:
Foto: YouTube /B71 Production Studio, Facebook /Boris Iliev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Nga krijimet e të gjithë kompozitorëve bullgarë, muzika e Panço Vlladigerovit është pa dyshim më e interpretuara si në skenën bullgare, ashtu edhe në atë botërore. Kur muzikantët bullgarë duan të përfaqësojnë atdheun e tyre përmes kujtesës së tij zanore,..
Pas vitesh të tëra në skenë në Bullgari dhe në mbarë botën, Zornica Petrova prezanton këngën e saj të parë origjinale - "Fluturo". Sipas Zornicës, kënga "Fluturo" i erdhi vetë. Ajo krijoi muzikën dhe tekstin, ndërsa Shterion Pilidov bëri aranzhimin...
Pas Turneut Kombëtar të Klubeve në fillim të vitit dhe Turneut Botëror pasues me gati 30 koncerte, titanët e rokut B.T.R. po nisin Turneun Kombëtar 2025.Ai fillon më 26 qershor nga Ruse(Bullgaria Verilindore), dhe finalja do të jetë më 8 tetor në..
Nga krijimet e të gjithë kompozitorëve bullgarë, muzika e Panço Vlladigerovit është pa dyshim më e interpretuara si në skenën bullgare, ashtu edhe në atë..
Pas vitesh të tëra në skenë në Bullgari dhe në mbarë botën, Zornica Petrova prezanton këngën e saj të parë origjinale - "Fluturo". Sipas Zornicës, kënga..