Breakerët bullgarë nga Burgasi, nga klubi sportiv Black Style Squad, u bënë kampion i Ballkanit për herë të nëntë në kategorinë nën 18 vjeç në betejat ekipore Battle of the year Balkans, ku ata luftuan kundër 9 ekipeve nga Ballkani dhe kështu vendosën një rekord për fitoret në historinë e formatit. Përveç titullit prestigjioz të ekipit, djemtë bullgarë fitojnë edhe një kuotë për Garën Ndërkombëtare për Break, e cila do të zhvillohet në Tajvan në shtator të këtij viti, njoftoi Bashkia e Burgasit.
Në garën individuale me mbi 50 pjesëmarrës në kategorinë nën 11 vjeç. Nikolla Nikollov (Nik Rock) u rendit i pari. Cvetan Danov (Centurion), Konstantin Sharapçiev (Beazt) dhe Pllamena Georgieva (Fyre Birt) debutuan në kampionatet kryesore në kategorinë mbi 18 vjeç për meshkuj dhe femra. Ata fituan vendin e dytë në garën me tre persona në konkurrencën e mbi 20 ekipeve.
Foto: Bashkia e Burgasit
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Lia Karatançeva fitoi titullin individual në tenis në turneun e tenisit me fushë të kuqe në “Indian Harbor Beach” (SHBA) me një fond çmimesh prej 40 000 dollarësh. Në finale, 21-vjeçarja Karatançeva mundi të renditurën e parë dhe numrin 204 në..
Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në Sofje - TechnoMagicLand më 10 dhe 11 maj. Ngjarja është pjesë e kalendarit zyrtar të..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u ngjit me një pozicion në renditjen e Shoqatës së Profesionistëve të Tenisit (ATP). Javën e kaluar, Grigor mori pjesë në turneun e serisë Masters në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku arriti në raundin e katërt..