Protesta e punonjësve në transportin urban në Sofje vazhdon për ditën e dytë me kërkesën për paga më të larta. Grevistët kërkojnë një rritje të pagave me 400 leva këtë vit, 500 leva vitin tjetër dhe 600 leva në vitin 2027. Me ftesë të kryetarit të bashkisë Vasill Terziev, përfaqësuesit e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura dhe Konfederatës së Punës "Podkrepa" do të takohen me të sot në Bashkinë e Sofjes, u bë e qartë nga një intervistë televiziv. "Bëj thirrje të takohemi për të diskutuar problemin. Do të ndaj kornizën që dua t'u ofroj atyre - kjo do të na sillte më afër 400 levave që protestuesit duan, por në një formë tjetër. Po punojmë për një rritje prej 100 për qind të bonusit për ata që punojnë në transportin elektrik dhe rrugor”, tha Vasill Terziev, duke saktësuar se kjo nuk planifikohet për ata që janë punësuar në “Metropolitan” dhe Qendrën e Lëvizshmërisë Urbane
Sipas Vasill Terziev, paga bruto e punonjësve të metrosë është 4800 leva pa shumë orë shtesë, dhe në transportin urban - 3900 leva me shumë orë shtesë.
Sot - ndryshe nga dje - do të jetë ditë shkolle për të gjitha shkollat e kryeqytetit. Bashkia u bëri thirrje drejtorëve të shkollave të tregojnë mirëkuptim ndaj nxënësve që vijnë me vonesë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAKërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..
Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të zhvillohet gjatë fundjavës në pjesën për këmbësorë të bulevardit “Car Simeon Veliki” (“Mbreti..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 20°C, në Sofje – 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në ultësira dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar dhe re të ulëta. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga..