Delfinariumi në Varnë po mirëpret përsëri vizitorët - duke ofruar tre shfaqje në ditë gjatë gjithë sezonit të verës, njofton BGNES. Fëmijët do të përshëndeten nga Dolli, Joana, Bimbo, Kimbo dhe Flipër, të cilët do të performojnë kërcime së larti, salto të dyfishta dhe të trefishta në një shfaqje tërheqëse. Delfinët këndojnë gjithashtu rock and roll dhe kërcejnë vals. Performanca e tyre përfshin gjithashtu shpëtimin e një personi në ujë, si dhe lojën e futbollit me spektatorët. Mijëra turistë bullgarë dhe të huaj shijojnë çdo vit atraksionin më të madh të kryeqytetit tonë bregdetar. Këtë sezon, shumë pushues nga Gjermania, Britania e Madhe, Rumania, Polonia, Republika Çeke, Ukraina, Austria, Holanda, Belgjika dhe vende të tjera pritet të zgjedhin rajonin e Varnës dhe bregdetin verior të Detit të Zi.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: dolphinariumvarna.bg
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..