Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov falënderoi shumicën pro-evropiane në Asamblenë Kombëtare. Ai kujtoi se të gjitha qeveritë pas vitit 1997 kanë ndjekur me vendosmëri vijën që Bullgaria të përfundojë integrimin e saj evropian.
"Për momentin, qeveria bullgare e di se çfarë po bën sepse e di se ku po shkojmë. Ne po shkojmë drejt rritjes së konkurrueshmërisë së ekonomisë bullgare", tha Zheljazkov. "Kur të marrim një vlerësim pozitiv të raportit të konvergjencës, do të dalim me një sërë masash për të zbatuar parimet për futjen e euros - mbrojtja e konsumatorit, informacioni dhe efikasiteti, do të propozojmë ndryshime që duhet t'i sjellin siguri shoqërisë bullgare, do të futim mekanizma kontrolli që do të mundësojnë pajtueshmëri efektive me legjislacionin dhe do të parandalojnë spekulimet ", siguroi Kryeministri.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Qytetarët kriminelë bullgarë do të deportohen nga Mbretëria e Bashkuar pa të drejtë të apelojnë vendimin para dëbimit. Bullgaria është midis 15 vendeve të shtuara në një sistem të quajtur "Deportimi Tani, Apelimi Më Vonë", raportoi BNR Horizont...
Gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe rinovimit në Ndërtesën Veriore (nga ana e rrugës “Oborishte”) të Akademisë Kombëtare të Arteve në Sofje, u gjet një varr i lashtë tegul - pjesë e Nekropolit Lindor të Serdikës së Lashtë. Bërthama e nekropolit..
Presidenti Rumen Radev e ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet në Ligjin për pronën shtetërore, njoftoi zyra e shtypit e institucionit. Ndryshimet u miratuan më 31 korrik, në ditën e fundit të punës përpara pushimeve të Kuvendit Popullor. Në..
Në shtatë muajt e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, eksporti i energjisë elektrike nga vendi u rrit. Këtë e deklaroi..
Presidenti Rumen Radev e ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet në Ligjin për pronën shtetërore, njoftoi zyra e shtypit e institucionit...
Ne presim që qeveritë e Belgjikës dhe Holandës të vendosin së shpejti për blerjen nga Bullgaria të gjuetarëve të minave të nxjerrë nga përdorimi. Këtë..