Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncert i Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës në Sofje

Foto: sofiaphilharmonic.com

Më 17 maj 2025, në orën 19:00, salla "Bullgaria" në Sofje do të jetë mikpritëse e vizitës së parë historike të Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës. Me një koncert solemn, orkestra do të festojë 25-vjetorin e themelimit të saj. 

Dirigjenti do të jetë Najden Todorov, muzikant i shquar dhe ish-ministër i kulturës, i cili është i lidhur ngushtë me historinë muzikore të Kosovës, njoftoi Orkestra e Filarmonisë së Sofjes.

Najden Todorov

Ndër solistët është sopranoja Besa Llugiqi, e cila është studentja e fundit e këngëtare së madhe bullgare të operës Hristina Angellakova

Besa Llugiqi

Në vitin 2013 Besa Llugiqi fitoi Çmimin e Madh në Konkursin Ndërkombëtar “Elena Nikollaj” në Bullgari. Ajo është një mysafire e shpeshtë e Orkestrës së Filarmonisë së Sofjes dhe e Operës Shtetërore të Stara Zagorës

Eventi është një mundësi e shkëlqyer për të thelluar bashkëpunimin kulturor ndërmjet dy vendeve tona dhe një mundësi për të promovuar talentet e Kosovës.


Përpiloi në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: sofiaphilharmonic.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD

Dita e rokut bullgar me një koncert madhështor të grupeve legjendare vendase

Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..

botuar më 25-10-30 7.35.PD

Grafa dhe Robi prezantojnë një video me kauzë, bazuar në një histori të vërtetë

Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...

botuar më 25-10-29 6.05.PD