Jemi ende në mes të majit, por ndjesia e verës është tashmë në ajër. Gjatë fundjavave të këndshme dhe të ngrohta, duam t'i shpëtojmë zhurmës së qytetit, qoftë edhe për pak kohë. Kjo është arsyeja pse vendosëm t'ju japim një ide për një shëtitje të mrekullueshme në periferi të Sofjes - deri te burimi i mbështjellë me legjenda "Zhivata Voda" (Ujë i Gjallë).
Pikënisja jonë është fshati Klladnica pranë Sofjes, i vendosur në shpatet jugore të malit Vitosha. Nëse jeni me makinë, është më mirë të arrini deri në daljen e fshatit drejt pyllit për të kursyer një shëtitje të gjatë në asfaltin plotë pluhur.
Një shëtitje e moderuar nga fshati deri te burimi dhe kthimi, zgjat rreth katër orë. Për të arritur deri në pikën e fundit, ndiqni shenjat blu.
Megjithatë, duhet treguar kujdes, pasi kjo shenjë shpesh humbet në gjelbërim, dhe pa dashur, mund të gjendeni në ndonjë vend tjetër.
Është e mundur që një grup motoçiklistësh të rinj ekstremë të kalojnë pranë jush, duke lënë pas gropa të thellanë shteg. Por përndryshe, rruga është e qetë dhe e këndshme, nuk ka shumë njerëz.
Natyra është e larmishme - pyje ahu dhe baloshe që alternohen, bimësi e shkurreve të ulëta, jargavanë dhe livadhe me asfodelën e bukur të bardhë.
dhe lule të tjera aromatike, luleshtrydhe, dhe në zonën e burimit - edhe hudhër të egër.
Pranë "Ujit të Gjallë" ndodhet një shpellë, si dhe një strehë me një vend për të ndezur zjarr, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për një piknik nën gurgullimën e ujit. Thuhet se uji ka një fuqi shëruese. Por edhe nëse nuk është ashtu, është gjithmonë mirë të freskoheni pas një shëtitjeje në mal.
Një veçori e këtij burimi karstik, që është qëllimi i shëtitjes sonë të sotme, është se ndonjëherë uji del, ndonjëherë ndalet, gjë që lind shumë legjenda rreth tij. Thonë se burimi është i ndjeshëm ndaj shpirtrave mëkatarë - nëse një mëkatar qëndron para tij, uji thahet, por për të drejtët rrjedh me bollëk. Por ekziston një shpjegim tjetër, më racional, për këtë fenomen, domethënë se uji mblidhet në një zgavër nëntokësore dhe, kur është plot, derdhet në sipërfaqe. Uji është i kapur në një ujëmbledhës dhe rrjedh nga një skulpturë guri e kokës së një dragoi - rojtari i burimit, të cilin shumë e krahasojnë me atë të një krokodili.
Thonë se u punua në bazë vullnetare nga gurgdhendësi nga fshati Klladnica Negri Rangellov Budinov në vitet 50-të të shekullit të kaluar.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Miglena Ivanova
Sot nisin Kreshmët e Mëdha . Tradicionalisht, në ditët para fillimit të periudhës së agjërimit dhe përqendrimit shpirtëror, në shumë pjesë të vendit mbahen karnavalet e kukerëve. Në fshatin Dedevo në malin e Rodopeve, përshpirtjen e..
Dita e parë e marsit në Bullgari është një nga festat më të preferuara të fëmijëve dhe të rriturve. Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë Duke u stolisur me veroret e bardha dhe të kuqe, ne bullgarët..
Për shumë banorë dhe mysafirë të kryeqytetit bullgar, një shëtitje në Vitosha - mali që ngrihet në afërsi të qytetit - është një kënaqësi e madhe. Duhet vetëm gjysmë ore për të arritur në zonën “Urët e Arta” (“Zllatnite Mostove”) të Vitoshës,..