Këngëtari i muzikës pop Teodor Shishmanov, i cili është një nga themeluesit e grupit muzikor “Tonika SV”, të dashur nga breza të tërë bullgarësh, gjithashtu lidhi një pjesë të rrugës së tij të jetës me Radio Bullgarinë. Në periudhën 1985-1988 ai ishte pjesë e ekipit të Redaksisë së Gjuhës Angleze të Transmetimeve Jashtë Shtetit. Ai u bë pjesë e programit shumëgjuhësh të Radios Kombëtare Bullgare falë një kolegu tjetër muzikant – legjendës së rokut Georgi Minçev, i cili në atë kohë bashkëpunonte me ekipin e Redaksisë së Gjuhës Franceze.
"Isha redaktor dhe dy emisionet në të cilat merrja pjesë lidheshin me profesionin tim tjetër. Njëri ishte "The Top of Bulgarian Pops" - një listë javore për këngët pop, e përpiluar nga letrat e dëgjuesve. Çdo javë kishte tri këngë për të cilat merrnim më shumë letra, të cilat i prezantoja unë. Transmetimi tjetër ishte nga vetë Georgi Minçev, i cili një herë në muaj, për një orë, prezantonte një interpretues, dhe unë isha redaktori i tij. Kohët e fundit kërkova, por nuk munda të gjeja një revistë për adhuruesit e radios amatorë dhe adhuruesit e transmetimeve me valë të shkurtra, ku kishte dy faqe për Redaksinë e Gjuhës Angleze të Radios Kombëtare Bullgare, me këto dy transmetime të përmendura në krye. Në përgjithësi, shkruhej se vendet komuniste duket se jo vetëm që merren me propagandë, por dinë edhe të bëjnë shfaqje argëtuese” - kthehet pas në kohë Teo Shishmanov.
Ndër kolegët me të cilët punonte në atë kohë, Shishmanov kujton Todor Tokin, Genko Punkin, Ljudmila Taskova, Aleksandër Stojanov, Neli Konstantinova dhe Jordanka Georgieva, e cila ishte përgjegjëse për letrat nga dëgjuesit. "Merreshim shumë letra dhe çdo javë kishte një transmetim special në të cilin u përgjigjeshim pyetjeve të tyre ":
"Kishte vlerësime interesante për programet. Të paktën bëhej fjalë për politikë, pavarësisht se çfarë donte dikush. Dëgjuesve tanë u pëlqyen emisionet për jetën e përditshme, kulturën dhe turizmin - shpjegon Shishmanov dhe kujton një gjë tjetër tepër interesante nga historia e programit: - kishim një stacion korrespondent për Radio Bullgarinë në det."
Ai ndodhej në një nga hotelet në vendpushimin tonë të Detit të Zi, Zllatni Pjasëci. Bashkëbiseduesi ynë u dërgua atje për të punuar menjëherë pas dasmës së tij, dhe ai dhe gruaja e tij e shndërruan këtë periudhë në muajin e tyre të mjaltit. Takimi i tyre ishte gjithashtu i çuditshëm - ata takohen në një autobus, por asnjërit prej tyre nuk i vinte në mendje të shkëmbejnë numrat e telefonit. Ajo zbret në njërën nga ndalesat dhe ai mendon se nuk do ta shohë më kurrë, derisa një ditë telefoni në redaksi ra dhe ishte Ajo në anën tjetërNë konfirmim se sa e vogël është bota, rezultoi se vajza ishte shoqe e ngushtë e një kolegeje të Teos, dhe kështu marrëdhëniet u vendosën... e deri më sot.
Radio Bullgaria luajti një rol kyç në jetën e Teodor Shishmanovit, dhe ai arrin të hyjë në kujtesën e brezave të tërë bullgarësh me muzikën që krijon, së bashku me këngëtarët e tjerë nga Grupi emblematik "Tonika SV". Ai e përshkruan karrierën e tyre në vitet e para të formimit në vitin 1980 si "mahnitëse, të cilën në përgjithësi nuk e prisnim". Kjo është periudha kur dolën këngët "Miq" dhe "Një klasë e pandarë", të cilat e deri më sot tingëllojnë në të gjitha ballot e maturantëve, dhe më pas mbeten hitet e preferuara për tërë jetën.
"Papritmas fituam vendin e parë dhe të dytë në konkursin "Melodia e Vitit", të ndjekur nga shumë shfaqje dhe koncerte. Dhe si zakonisht, lindi tension midis nesh" - kujton Shishmanov, por pas shpërbërjes së tyre, grupi u ribashkua edhe disa herë, nën forma dhe emra të ndryshëm - "Tonika", "Familja Tonika".
Teodor Shishmanov realizoi gjithashtu një album solo në vitin 2001, të quajtur "Iluzione". Një nga tekstet e këngëve u shkrua nga muzikanti Mihaill Bellçev, ndërsa muzika u krijua gjithashtu nga muzikantë ikonikë - Valldi Totev, Boris Janaçkov, Rumen Bojaxhiev. Me këtë të fundit ai është i lidhur nga një miqësi dhe punë e përbashkët shumëvjeçare:
"Regjistrova reklama me të, si dhe disa këngë nga albumi im. Me të, regjistruam ndoshta koncertin më të mirë që “Tonika” ka performuar ndonjëherë - "Në një natë si kjo" në vitin 1997 në Teatrin Kombëtar. Një prodhim i shkëlqyer që pati një sukses të veçantë në televizion. E publikuam në videokasetë dhe parvjet, me ndihmën e Kamen Tanovit - një inxhinier i jashtëzakonshëm i zërit që punonte në Radion Kombëtare Bullgare, e restauruam tingullin e koncertit dhe menjëherë u mor për ruajtje në Fondin e Artë të radios.”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bnt.bg, Facebook/ Teodor Shishmanov, Facebook / Tonika SV
Të nderuar miq, në këtë program do të dëgjoni dy materiale të përzgjedhura nga rubrikat tona. Sot kemi vendosur t’ju njohim me dy vende shumë interesante në Bullgari, ato janë fshati i Mandricës dhe fshati Dolene. Në rubrikën Kënga e ditës do të..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “100 Shpresa” nga grupi rok B.T.R Ju urojmë minuta të këndshme! 01:56 - Lajme 15:04- Kënga e ditës
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj do t’ju njohim me monedhat euro bullgare, të cilët do të “flasin” për historinë dhe shpirtin kombëtar. Në minutat i kushtuara muzikës, ju prezantojmë këngën "Atje, në kthese". Kjo është..
Të nderuar miq, në këtë program do të dëgjoni dy materiale të përzgjedhura nga rubrikat tona. Sot kemi vendosur t’ju njohim me dy vende shumë..