Ljupço Georgievski, kryetar i Klubit Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir, i ndaluar nga autoritetet maqedonase, do të dalë në gjyq më 21 maj në orën 10:30 të mëngjesit. Ai akuzohet për citimin e kujtimeve të Ivan Mihajllov në Facebook duke përdorur bullgarishten letrare. Sipas aktakuzës, publikimi “nxit urrejtje dhe intolerancë kombëtare dhe racore, si dhe përhapjen e racizmit dhe ksenofobisë përmes rrjeteve kompjuterike”.
"Më 21 maj, diçka historike do të ndodhë në Manastir: një burrë do të gjykohet për citimin... e një libri. Kjo nuk është shaka për Korenë e Veriut - kjo është Maqedonia e Veriut, një vend që po ecën me guxim drejt Evropës, por me çizme nga viti 1945." Kështu shkroi Ilija Stojanovski në faqen e internetit tribuna.mk në lidhje me procesin.
Shoqata qytetare "Ura e Ballkanit" nga Manastiri gjithashtu shprehu mbështetje të pakursyer për Ljubço Georgievskin në Facebook dhe shpresën se drejtësia do të mbrohet në procesin gjyqësor, dhe bullgari maqedonas nuk do të arrestohet për akuzën absurde.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNESMe përpjekje të koordinuara, ne vazhdojmë të punojmë për unitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian, thuhet në mesazhin e urimit të Kryeministrit Rosen Zheljazkov drejtuar Kancelarit të ri gjerman Friedrich Merz. Në urimin drejtuar..
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova uroi kontingjentin ushtarak bullgar nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) me rastin e Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Ajo mori pjesë në një ceremoni zyrtare në Prishtinë...
Në Shkup, u fye flamuri trengjyrësh bullgar. Shiritat u grisën nga kurorat e vendosura në varrin e revolucionarit bullgar dhe luftëtarit për lirinë e rajonit gjeografik të Maqedonisë, Goce Dellçev. Sulmi ndodhi në oborrin e manastirit "Shën Spas" në..