55% e qytetarëve nuk ndihen të informuar për vënien e euros në qarkullim në vendin tonë, dhe 41% shprehin mendimin e kundërt, tregon një anketë e Agjencisë “Trend”, njofton BGNES. 59% e të anketuarve e miratojnë iniciativën e presidentit Rumen Radev për të mbajtur një referendum mbi miratimin e monedhës evropiane në vitin 2026, ndërsa 31% nuk e mbështesin një referendum të tillë. 21% e të anketuarve thanë se vendi ynë duhet ta miratojë euron vitin e ardhshëm, 33% - në vitet e ardhshme dhe 38% - kurrë.

Sipas sondazhit GERB mbetet forca e parë politike me 26.2%, e ndjekur nga PP-DB me 13.8%, Vëzrazhdane me 13.5%, DPS-Fillimi i Ri me 11.6%, “BSP – E Majta e Bashkuar” me 6.8%, “Ka një popull të tillë” me 6%, Meç me 5.9%, DPS e Ahmed Dogan me 5.8% dhe “Veliçie” me 3.9%.
Sondazhi, i porositur nga "24 Çasa", u krye midis datave 12 dhe 18 maji 2025, përmes një interviste të drejtpërdrejtë gjysmë të standardizuar “ballë për ballë” me një tabletë ndër 1001 persona në moshë mbi 18 vjeç.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: AP/BTA, Trend
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..