Primorsko është kryeqyteti i ri detar i sportit dhe kulturës, njoftoi bashkia. Sot, 23 maj, në qytetin bregdetar të Detit të Zi do të jepet fillimi zyrtar i Kupës Evropiane të Lundrimit me Vela në klasat olimpike ILCA 6 dhe 7. Gara, në të cilën do të marrin pjesë 50 jahte nga 10 vende, do të zgjasë deri më 25 maj.
Sot, ansambli folklorik "Primorsko" do të performojë në sheshin qendror, ndërsa në mbrëmje është planifikuar një koncert nga grupi rok "Kerana dhe Kozmonautët".
Nesër, më 24 maj, Primorsko do të festojë Festën e Qytetit. Në këtë ditë, do të hapet sheshi i ri i vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi përpara kishës në Lagjen e Vjetër. Kjo do të shënojë fillimin e festivalit më të gjatë muzikor në Bullgari - "Prim Fest". Forumi do të zgjasë gjatë gjithë sezonit të verës dhe do të ofrojë 70 ditë koncerte dhe ngjarje të tjera kulturore falas.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: primorsko.bg
Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja - Çerni Vrëh /2290 m/. Të rinjtë u mblodhën më 30 janar 1905 në mesditë në zonën “Koru..
Deri më 2 shkurt, në Ekspozitën Ndërkombëtare të Gjuetisë "Jagd & Hund" në Dortmund të Gjermanisë, Bullgaria do të prezantohet me një rekord botëror trofe për një derr të egër nga Ferma Shtetërore e Gjuetisë "Kormisosh". Çdo vit, ngjarja mbledh së..
Heraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja Stojanova, drejtuese e projektit "Restaurimi, Konservimi dhe Socializimi i Heraklea Sintika". Në dy..