Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga Osaka vjen një kërkesë për marrëdhënie më aktive ekonomike ndërmjet Bullgarisë dhe Japonisë

Foto: Ambasada e Bullgarisë në Japoni

"Vendi ku lind dielli" – kështu bukur dhe përshkrueshëm tingëllon për bullgarin emri i Japonisë. E quajnë gjithashtu "kopshtin e qershive" dhe "fuqi e madhe financiare". Të gjitha këto përcaktime janë të vërteta dhe nxisin interesin e shumë bullgarëve, të cilët duan të vizitojnë shtetin ishullor. Tërhiqen nga natyra përrallore dhe mbi të gjitha nga kultura e pasur e japonezëve, e përfshirë në çdo element të territorit të saj – si në arkitekturë, peizazh, organizim etj. Pikërisht kultura është në themel të "mrekullisë ekonomike", që arrin Japonia pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe ia del të ruajë këtë zhvillim të suksesshëm edhe në ditët tona. Udhëtimi drejt Japonisë po bëhet gjithnjë e më i arritshëm për shumë bullgarë, aq më tepër që ka fluturime të rregullta për në Tokio nga aeroporti në kryeqytetin e shtetit fqinj Turqi. 



Sipas të dhënave jozyrtare në Japoni janë vendosur përkohësisht jo më shumë se 600 bullgarë. Sipas fjalëve të tyre, midis japonezëve ka një qëndrim shumë të ngrohtë dhe miqësor ndaj Bullgarisë. Nuk është mit që në Japoni njohin vendin tonë si "atdheun e kosit", por gjithashtu është fakt i padiskutueshëm se përmes simbolikës së këtij produkti të dallueshëm zhvillohen kontakte të ndryshme kulturore dhe ekonomike ndërmjet japonezëve dhe bullgarëve. Për japonezët Bullgaria është vend me natyrë të bukur dhe të ruajtur, dhe me njerëz të mirë dhe mikpritës. Për bullgarët, ndërkaq, më shumë përshtypje bën rregulli i përkryer dhe toleranca e përpiktë në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve në Vendin e Diellit që lind. "Japonezët sikur janë krijuar për jetë të ashpër dhe të vështirë, prandaj përpiqen, pavarësisht nga rrethanat, të mund të kapërcejnë bashkërisht vështirësitë përpara të cilave ndodhen" – thotë bashkatdhetarja jonë Julijana Antonova – Murata, e cila prej shumë vitesh jeton në Japoni dhe punon për afrimin e të dy popujve.

Julijana Antonova – Murata 
"Aty askush nuk është më shumë se tjetri. Japonezi sillet ndaj gjithçkaje me durim dhe jep maksimumin nga vetja si në punën e tij, për kolektivin, ashtu edhe për familjen e tij" – tha kohët e fundit Julijana Murata në një intervistë për Radio Bullgarinë. 

Lexoni më tepër nga Arkivi i Radio Bullgarisë:

Tani, 55 vjet pas ekspozitës së parë ndërkombëtare në Osaka, vendi ynë kthehet sërish me pavijonin e vet në Japoni. Bullgaria është ndër pjesëmarrësit në EXPO 2025, i cili u hap në muajin prill dhe vazhdon deri në tetor në kryeqytetin tregtar Osaka. Gjatë pjesëmarrjes sonë të parë në ekspozitë në vitin 1970, ndër vizitorët e stendës bullgare ishte edhe perandori i atëhershëm Hirohito. Ai provoi kosin bullgar dhe mbeti jashtëzakonisht i impresionuar. Lajmi u përhap shpejt dhe së shpejti kosi vendas u bë ushqim i preferuar për japonezët. 



Me të është i lidhur edhe "Lakto-çan" – maskota aktuale e pavijonit bullgar. Emri i figurës së buzëqeshur, e cila është simbol i veçantë i vendit tonë për EXPO 2025, kombinon emërtimin "lactobacillus bulgaricus" dhe prapashtesën japoneze "çan", e cila shtohet në emrat e miqve të afërt në Japoni si shenjë interesi, butësie dhe përkujdesjeje. Në ekspozitën në Osaka paraqiten mbi 160 shtete me ekspozita interaktive dhe demonstrime të teknologjive avangarde si inteligjenca artificiale dhe robotika. 



Më 18 maj ishte Dita Zyrtare e Bullgarisë në kuadër të forumit botëror. Në ceremoninë zyrtare te stenda bullgare mori pjesë edhe presidenti Rumen Radev. Në përshëndetjen e tij ai theksoi marrëdhëniet e miqësisë së sinqertë ndërmjet Bullgarisë dhe Japonisë si një përparësi të rëndësishme për politikën e jashtme bullgare. Ai theksoi gjithashtu se po rritet interesi i biznesit japonez për të rifilluar dhe për t’u kthyer me aktivitetin e tyre në Bullgari. Sipas fjalëve të kreut të shtetit, japonezët janë të vetëdijshëm për përparësitë e Bullgarisë në fushën e teknologjive të larta, inovacionit, inteligjencës artificiale, si dhe për pozitën tonë gjeografike strategjike dhe kapitalin njerëzor të kualifikuar lartë. Këtë e tregon edhe statistika. Vetëm për një muaj pavijoni bullgar në EXPO 2025 në Osaka është vizituar nga 50 mijë persona. Pritet që mbi 30 milionë turistë të vizitojnë Osakën gjatë ekspozitës. 

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Facebook / Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni, Radioja Kombëtare Bullgare - Hristo Botev, BTA, Facebook / Rumen Radev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Totev

Të jesh fermer nga kokëfortësia – si mbijeton Dimitër nga Turia me 120 dhi pavarësisht burokracisë

Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..

botuar më 25-06-03 7.00.PD

Me vënien e euros në shfrytëzim, po hapet një faqe e re në historinë bullgare, sipas kryeministrit

Në një takim me Drejtoreshën Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva, Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi se vendi është në prag të pranimit të euros dhe se përpara është një faqe e re për ekonominë bullgare. Ai është..

botuar më 25-06-02 1.33.MD

Çdo i treti bullgar nuk ka qasje në shërbimet bazë energjetike

30% e bullgarëve ose 1.8 milionë njerëz bëjnë pjesë në grupin e familjeve, të cilat nuk kanë qasje në shërbimet bazë energjetike për ngrohje, ftohje, ndriçim dhe furnizim të përshtatshëm me energji për pajisjet shtëpiake, njoftoi reporterja e BNR-së..

botuar më 25-05-30 11.33.PD